article15_2

Në fshatin Çellopek të komunës së Bërvenicës i inaugurua salla sportive FIBB-sport

Projekt i parë privat në rajonin e komunës së Bërvenicës

Salla sportive FIBB-sport në fshatin Çellopek, ka një  hapësirë  prej 1700 metër katror, ndërsa  pjesa e brendshme apo terreni është me një hapësirë prej   20 x 45 = 900 metër   katror, pra  është sipas

rregullave që  kërkojnë terrenet e mbyllura. Komuna e  Bërvenicës  nga  dita e hënë është  më e pasur   edhe  për  një  objekt  të madh  sportive.  Në  mënyrë  solemne  u  bë  përurimi i sallës   sportive   e  ndërtuar  sipas  normave  të duhura  ashtusiç i kërkojnë  rregullat e sporteve  të mbyllura. Përndryshe   kjo është  pronë  e  Iso  Fazlii  i  cili në  20  vite e  fundit ka  punuar në Zvicër.“Ideja  për ndërtimin e kësaj  salle  sportive ka rrjedhë para  5-6  viteve, meqë jam  vet  adhurues  i flaktë  i  futbollit. Mendoj  se kam arritur  që  të  investojë në  një  lëmi shumë  të  kërkuar  për  këtë rajon, ku ka adhurues  të shumtë  të sportit  por  për  fat  të keq infrastruktura  sportive  sidomos  e terreneve  të mbyllura  është  shumë e  dobët. Dua të  falënderojë  të gjithë ata të cilët  më kanë  përkrahur  nërealizimin e kësaj ideje. Pjesëmarrja e sportistëve,  punëtorëve sportiv  dhe adhuruesve tjerë në këtë përurim më  bën  shumë  të lumtur ndaj edhe  nga zemra  i falënderojë ato” tha  pronari  i  sallës   sportive FIBB-sport, z. Iso Fazlii.

Salla sportive FIBB-sport në fshatin Çellopek, ka një  hapësirë  prej 1700 metër katror, ndërsa  pjesa e brendshme apo terreni është me një hapësirë prej   20 x 45 = 900 metër   katror, pra  është sipas  rregullave që  kërkojnë terrenet e mbyllura
Të  pranishëm  me  rastin e inaugurimit të kësaj  salle sportive  ishte kryetari i komunës së  Bërvenicës Enver Pajaziti   i  cili me këtë  rast  ka përgëzuar  investitorin e këtij  objekti  sportiv,  bashkëfshatarin e tij  Iso  Fazlii-n . “Është  një  investim shumë  i qëlluara  dhe në masë  të madh  do të  kontribuojë  në  rritjen e cilësisë  por  edhe  afirmimin e sportit   në këtë    nënqiell. Të  gjithë e dinë  se  ën këtë  rajon  ka  talent  ët shumtë  të sportit  të  cilët  do të dinë  këtë  ta shfrytëzojnë   këtë objekt  shumë të   qëlluar. Neve si  komunë  kemi dhënë  kontribut në  dhënien në kohë  të  dokumentacionit përkatës. Me një  fjalë neve si institucion komunal gjithmonë  kemi përkrahur dhe do të përkrahim investimet e këtilla  që janë në interes të përgjithshëm”  dha  ai.
Të  pranishëm ishin edhe  përfaqësuese të  klube  të  shumta në rajonin e  pollogut  në mesin  e të  cilëve edhe përfaqësues  të KF Shkëndija  të cilët janë  fitues të Superkupës së Maqedonisë, përfaqësues të  asociacioneve  tjera  si  ato të karatesë, volejbollit, atletikës dhe sporteve  tjera  si dhe arsimtar të Fiskullturës të cilët shpresojnë se  ky objekt i madh sportiv do të ndihmon me të madhe që talentet e sportit  të shfrytëzojnë  për  sporte të ndryshme dhe të  largohen nga dukurit tjera  devijuese.

Me rastin e  inaugurimit të   kësaj  salle  sportive  pronë e  Iso  Fazlii-t u zhvillua  edhe një mini turnir në futboll të  vogël , ku topin e parë nga  qendra  e gjuajtën kryetari i Komunës Enver  Pajaziti  dhe  investitori Iso  Fazlii.  Pronari i këtij  objekti Iso  Fazli për  të  gjithë  të pranishmit  kishte përgatitur  koktej  rasti.  Salla  sportive  FIBB-sport,  gjendet  në  rrugën  që  lidhë  Bërvenicën me  fshatin  Radiovc në afërsi të  Ndërmarrjes   transportuese  Bashkim Tours.

article15_1

 

About Author

Connect with Me: