PROFILI I KOMUNËS

1kmmap

Komuna e Bërvenicës është e vendosur në jug të qytetit të Tetovës dhe gjendet në pjesën qëndrore të fushës së Pollogut, një nga rrafshinat më pjellore në Republikën e Maqedonisë, ndërsa në perendim, në sferën veri-jug, shtrihet në pjerrësinë e malit Thatë. Komuna e Bërvenicës shtrihet në sipërfaqe prej 158 km2. Sipërfaqja agrare shtrihet në rreth 14.854 hektarë.

Karakteristikat klimatike

Në komunën e Bërvenicës kryqëzohen klima mediterane dhe kontinetale me dimra të butë dhe vera të nxehta. Pjesa më e madhe e komunës shtrihet në fushën (kotlina) e Pollogut e cila edhe pse gjendet mes malit Sharr dhe malit Thatë, klima është e këndëshme dhe e përshtatshme për jetesë dhe agrikulturë.

Hidrografija, Vegjetacioni

Komuna ka rrjet të pasur hidrologjik të ujrave- sasi ujore më të madhe ka lumi i Vardarit, pastaj lumi Temeshnica dhe lumi Bogovinës. Në pjesën jugore dhe jug-perendimore shtrihet mali Thatë, fushat e të cilit janë të pasura me livadhe dhe male.

Infrastruktura e komunikacionit

Në komunën e Bërvenicës çon rruga regjionale 404 e cila i lidh vendbanimet me komunën e mëpërparëshme të Tetovës – qendra komunale dhe me Gostivarin. Në vendbanimet ka të zhvilluar rrjet rrugor i cili i lidh lagjet mes veti.

Historija

Komuna është e formuar me Ligjin për organizim territorial të Republikës së Maqedonisë në vitin 1996. Para vitit 1996, territori i komunës së Bërvenicës ishte pjesë përbërëse e komunës së Tetovës. Bërvenica është komunë rurale dhe kufizohet me komunat e: Tetovës, Bogovinës, Zhelinës, Gostivarit, Vrapçishtes dhe Makedonski Brodit dhe shtrihet në anën e djathtë të lumit të Vardarit. Bërvenica bie në komunat rurale dhe përfshin 10 vendbanime, të organizuara në 11 bashkësi lokale dhe atë: Bërvenica, Sedllarc e Poshtme, Çellopek,  Çellopek i ri, Miletinë, Radovec, Blacë, Stençe, Vollkovi, Tenovë dhe Gurgunicë. Gjashtë nga këto bashkësi janë të rrafshta, katër janë kodrore dhe një malore. Qendra komunale është e vendosur në Bërvenicë.

Në territorin e komunës në periudhën e formimit të komunës, gjegjësisht nga viti 1997, me ndihmë financiare nga shteti dhe organizatat joqeveritare është ndërtuar ujësjellës në vendbanimet e ardhëshme: Bërvenicë dhe Sedllarc e Poshtme, Miletinë, Stençe dhe Radovec..

Në vitin 2002 është mbaruar ndërtimi i ujësjellësit në fshatin Çellopek i ri për realizimin e të cilit dha ndihmë të madhe financiare (me shumë prej 58.000 EUR) KFBja.

Në procesin e përgatitjes të planit strategjik, anët e interesuara identifikuan numër më të madh të problemeve të cilat direkt ndikojnë në rritjen ekonomike, standardin jetësor dhe mirëqenien e popullatës në komunë. Si probleme më të mëdhaja me të cilat ballafaqohet komuna të identifikuara janë:

  • Infrastruktura e komunës, gjeneralisht gjendet në gjendje të keqe. Ujësjellja, ujrat atmosferik, kanalizimi fekal, deponitë e egra, infrastruktura rrugore dhe paisja elektrike janë problem të cilat e pengojnë vajtjen normale të aktiviteteve të përditëshme dhe e kushtëzojnë zhvillimin ekonomik të komunës. Për fat të keq, buxheti i komunës as për së afërmi nuk i kënaq mundësitë për tejkalimin e këtyre problemeve në bashkësi.
  • Në komunë nuk egziston numër i mjaftueshëm i institucioneve shëndetësore si dhe qasja në institucionet shëndetësore është e vështirësuar. Mbrojtja primare e popullatës është e siguruar vetëm në dy vendbanime dhe atë në:  Bërvenicë dhe Çellopek. Për shkak të kësaj, qasja në mbrojtjen primare shëndetësore e vendbanimeve tjera është e vështirësuar. Popullata e komunës mbrojtjen sekondare shëndetësore e realizon në komunën e Tetovës.
  • Në komunë është e vështirësuar qasja në institucionet arsimore. Në territorin e komunës egzistojnë 3 shkolla fillore dhe të njejtat gjendjen në situatë shumë të keqe. Në komunë nuk egziston institucion arsimor për arsim të mesëm. Egzistojnë dallime ekstreme në shkallën e arsimit sipas bashkësive lokale (Rad – përqindje e lartë e personave me arsim të lartë për dallim nga Gurgunica – përqindja më e madhe e popullatës është analfabete).
  • Manifestimet kulturore (përveç festimit të festave religjioze) dhe aktivitetet masive sportive janë raritet në komunë.
  • Në komunë nuk ka forma jashtë institucionale të mbrojtjes sociale dhe nuk është i zhvilluar veprimi i sektorit qytetarë. Nuk është kujdesur barazija gjinore dhe është e ulët shkalla e senzibilitetit gjinor. Dominojnë disa stereotipe të caktuara për pjesëmarrjen e gruas në jetën publike dhe shoqërore.
  • Në komunë nuk egzistojnë subjekte ekonomike me kapacitete me të mëdhaja të cilat do të jenë lëvizëse/bartëse të zhvillimit socio-ekonomik në komunë. Degë kryesore ekonomike janë agrikultura, tregtija, prodhimtarija (reparti konfeksionues),  përpunimi, zejtarija (reparti për përpunim të drurit) dhe bletarija.
  • Bujqësija, pemëtarija dhe blegtorija janë aktivitete kryesore dhe pjesa më e madhe e banorëve në komunë merren me bujqësi, por nuk egziston qasje e organizuar kah përforcimi i bujqëve për prodhim të produktit të shëndoshë dhe të standardizuar bujqësor. Për fat të keq edhe pse komuna e Bërvenicës në pjesën rafshinore shtrihet në territorin e fushës së Pollogut, vetëm 10% e popullatës egziston nga bujqësija. Pjesa tjetër e popullatës prodhon për nevoja personale ose në sasija të cilat sigurojnë vetëm plotësim të buxhetit familjar.
  • Në komunë nuk egziston medium lokal. Në territorin e komunës nuk vepron asnjë radio ose televizion lokal.

Si komunë jo e zhvilluar mjaftë, prioritete kryesore për zhvillim ekonomik lokal të përcaktuara janë:

    • Zhvillim i infrastrukturës
    • Zhvillimi i arsimit dhe institucioneve arsimore
    • Zhvillim i shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale
    • Zhvillimi i ekonomisë dhe agrarit

ANALIZË E SITUATËS AKTUALE NË KOMUNËN E BËRVENICËS

ZHVILLIMI EKONOMIK DHE VARFËRIJA

Demografija dhe migrimi

Sipas të dhënave nga regjistrimi i fundit i popullatës, amvisërive dhe banesave nga viti 2002, në komunën e Bërvenicës jetojnë në përgjithësi 15.855 banorë në sipërfaqe prej 158 km2, që paraqet dendësi të banimit prej 100,35 banorë/km2.[1] Në krahasim me mesataren republikane prej 78,7 banorë/km2, komuna e Bërvenicës ka dendësi të madhe të banimit për një vendbanim. Për fat të keq, numri më i madh i popullatës në territorin e komunës nuk ka ndikim direkt në rritjen e zhvillimit ekonomimk të komunës. Në të kundërtën, numri i madh i popullatës të papunësuar dhe jokualifikuar ndikon negativishtë mbi zhvillimin ekonomik të komunës. Ky rreth tradicionalisht kryesisht është gurbetqarë. Praktika e deritashme ishte që në gurbet të shkojë pjesë e fuqisë punëtore mashkullore, por trendet më të reja për migrim të familjeve të tëra në shtetet veri-evropiane dhe tejoqeanike paraqet faktor shtues i cili e vështirëson situatën. Vlerësimi i Grupit udhëheqës lokal është se në regjistrimin e ardhëshëm shtimi i popullatës dhe posaçërisht numri  i popullatës së re do të stagnojë.

Popullata në komunën e Bërvenicës është nga përbërja e përzier kombëtare me dominim të popullatës shqiptare e paraqitur në tabelën nr.1.

Tabela nr.1 – Struktura e popullatës sipas përkatësisë kombëtare[2]

Komuna e Bërvenicës Përkatësija kombëtare Gjithësej
Shqiptarë Maqedon Turq Rom Vlleh Serb Boshnjak Të tjerë
Popullata 9.770 5.950 0 0 0 77,69 1,58 55,49 15,855
% nga popullata e përgjithëshme 61,62 37,53 0 0 0 0,49 0,01 0,35 100

 

Tabela nr.2 – Struktura e popullatës sipas përkatësisë kombëtare në vendbanimet në komunën e Bërvenicës[3]

Vendbanimi Maqedonas Shqiptarë Të tjerë Gjithësej
1.    Bërvenicë 2835 83 2918
2.    Sedllarc e Poshtme 690 3 693
3.    Çellopek 464 4823 5287
4.    Miletinë 642 1336 8 1986
5.    Bllace 344 344
6.    Radiovca 346 691 12 1049
7.    Tenovë 210 1391 1 1602
8.    Stençe 149 1 150
9.    Vollkovi 270 270
10. Gurgunicë 1556 1556

 

Varfërija dhe çkyçja sociale

Edhe pse pikturën e parë të cilën e jep komuna gjatë vizitës dhe qëndrimit në territorin e saj, sipas shtëpive të reja të ndërtuara, rrjetit të rregulltë të komunikacionit rrugor dhe elektirifikimit të zhvilluar; komuna nuk jep përshtypje të një vendi të varfër, megjithatë komuna gjendet në rendin e komunave jomjaftësisht të zhvilluara dhe një pjesë e madhe e popullatës ballafaqohet me standard të ulët jetësor dhe varfëri.

Varfërija është e shkaktuar nga pamundësija dhe nga mosaftësija për shkak të jokualifikimit dhe shkallës së ulët të arsimit të një pjese të popullatës për kënaqjen e nevojave bazike jetësore dhe arritja e standardit adekuat jetësor. Ky konstatim del nga matja e kënaqjes së nevojave bazike jetësore sipas mundësive të cilat egzistojnë në territorin e komunës dhe rrethina më e përafërt e saj. Duke e pasur parasyshë varfërinë si një fenomen kompleks social, UNDPja e ka zhvilluar masën – Tregues për varfërinë njerëzore – e cila i përfshinë shkaqet ekonomike, sociale dhe politike për varfërinë dhe pasojat të cilat sjellin deri në gjendjen „ i/e varfër “.

Vija e poshtme e uljes të nivelit të prodhimtarisë shoqërore për shkak të mosegzistimit të bazës adekuate prodhuese është prezente edhe në komunën e Bërvenicës dhe e njejta përforëcohet në 15 vitet e fundit në të ashtuquajturën periudhë e tranzicionit. Kjo është para se gjithash për shkak të faktit se ndërmarrjet komunale të cilat egzistojnë në territorin e komunës së sotme të Bërvenicës ishën të mbyllura ose kishën transformim të mossuksesëshëm të kapitalit, që solli deri në zvoglimin e kapaciteteve të tyre prodhuese ose mbyllje të tyre, por gjithashtu edhe për shkak të dinamikës së dobët të hapjes të ndërmarrje private të reja.

Komuna ballafaqohet edhe me nivel të ulët të investimeve dhe pjesëmarrja e tyre në investimet e përgjithëshme të ndërmarra në Maqedoni gjatë një periudhe më të gjatë kohore. Nuk ka investim më të madh i cili do të ketë domethënie kapitale dhe strategjike për zhvillimin e komunës. Numri më i madh i investimeve të reja janë nga rangu i bizneseve të vogla dhe familjare dhe rritja e tyre në shumë gjëra është e kushtëzuar nga situata aktuale në infrastrukturën e gjithëkapshme në territorin e komunës si dhe nga numri jo i mjaftueshëm i kuadrit adekuat dhe të kualifikuar.

Mbyllja e ndërmarrjeve dhe migrimi klasik në gurbet si dhe migrimi fshat-qytet janë shkaqet kryesore për zhytjen e popullatës nën pragun e varfërisë. Në plotësim, afërsija e qytetit të Tetovës si qendër gravituese e investuesve, e vendosin komunën e Bërvenicës në gjendje jo të favorshme lidhur me hapjen e bizneseve të reja dhe vendeve të reja të punës.

Aspektete e varfërisë dhe prekshmërisë në komunën e Bërvenicës janë të ndryshme. Në komunën e Bërvenicës nuk ka as edhe një Qendër për punë sociale dhe me vetë atë nuk egziston institucion i cili i ofron shërbimet nga kjo sferë në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale të Republikës së Maqedonisë. Për realizim të të drejtave të tyre nga kjo sferë, qytetarët e komunës duhet ti realizojnë në qendrën në Tetovë.

Si banorë socialishtë më të rrezikuar, gjegjësisht ato me rrezik më të madh për tu varfëruar janë të identifikuar grupet e ardhëshme: pranuesit e ndihmës sociale, personat e moshuar dhe të mvarurit nga alkooli. Banorët e fshatrave më të largëta të cilat gjenden në pjerrësinë e Suva Gorës janë më të prekshëm para se gjithash për shkak të qasëshmërisë të dobët në institucionet shëndetësore, arsimore dhe të gjitha institucionet tjera vitale. Në të njejtën kohë këto banorë janë më të prekshëm për shkak të shkallës më të lartë të papunësisë në bazë të kokës për banorë, e cila është pasojë e mospasjes arsim të mjaftueshëm dhe adekuat si dhe likudimi dhe bankrotimi i subjekteve të mëdha shoqërore ekonomike.

Në një pjesë të venbanimeve jeton një numër i caktuar i personave me hendikep të cilët nuk kanë ndihmë të nevojshme dhe mbrojtje shëndetësore. Gjithashtu, ato nuk kanë edhe qasje në institucionet e përshtatshme arsimore sipas llojit të hendikepit dhe një pjesë e tyre janë të detyruar të ndjekin mësim në shkollat e përgjithëshme. Në territorin e komunës nuk egziston asnjë qendër për persona të hendikepuar në të cilën ato do të munden të kryejnë disa aktivitete të caktuara në sferën e mundësive të tyre.

Marrë në përgjithësi, njerëzit nga vendet malore janë më të prekshëm. Prekshmëri shtuese tek to paraqitet gjatë muajve të dimrit kur kushtet klimatike e vështirësojnë komunikimin e këtyre banorëve me pjesën tjetër të komunës dhe me vendbanimet dhe qendrat tjera. Mosegzistimi i infrstrukturës adekuate e keqëson gjendjen tek këto persona. Mospasja e kushteve elementare për jetesë paraqitet tek një pjesë e caktuar e vendbanimeve. Infrastruktura elektrike, rrugore dhe ujore është e vjetërsuar dhe jo e mjaftueshme për ti kënaqur nevojat e popullatës. Banorët e fshatit të Gurgunicës ballafaqohen me probleme esenciale. Ato nuk kanë qasje në ujë të pishëm për shkak të faktit se në këtë fshat nuk egziston ujësjellës dhe banorët i kënaqin nevojat e tyre për ujë të pishëm me mbushje dhe bartje të ujit nga çeshmet publike. Një pjesë e banorëve jetojnë nga ndihma sociale dhe e njejta është jo e mjaftueshme për mbulim të shpenzimeve bazike për jetesë.

Për shkak të gjithë kësaj në komunë është paraqitur dhe përforëcohet trendi i migrimit dhe nëse nuk ndërmerren masa të shpejta për zhvillim të ekonomisë lokale, kjo tendencë do të vazhdojë sepse popullata e cila ka vendosur të ndërmarri hapa të tillë nuk mundet ti njohi vlerat për shkak të cilave do të mbesi në komunë.

Nga ndihma ekonomike e komunës dhe nga profesionalizmi i administratës publike mvaret madhësija e shërbimeve sociale të cilat ofrohen dhe përfshirja e personave me nevoja nga mbrojtja sociale. Shkalla e zhvillimit ekonomik të komunës ndikon në numrin e personave me nevoja nga mbrojtja sociale dhe në mënyrë indirekte e përcakton kategorinë e personave të prekshëm.

Tregu i punës, punësija dhe papunësija

Në komunën e Bërvenicës ka 1674 persona të cilët nuk kanë punë. Nga to 1042 janë burra, ndërsa 632 gra. Shkalla e papunësisë në komunë është 37,8 % nga fuqija aktive punuese në moshë 15-64 vjet dhe është në pajtim me shkallën kombëtare të papunësisë.

Tabela nr.3. Shqyrtim i personave të papunësuar në komunën e Bërvenicës me gjendjen nga 30. 04. 2008,  sipas shkallës së arsimit dhe gjinisë[4]

Shkalla e arsimit Gjendja në 30.04.2008
Gjithësej % Burra % Gra %
НКВ 942 56.3 533 56.6 409 43.4
ПКВ и НСК 98 5.9 78 79.6 20 20.4
КВ и ВКВ 200 11.9 153 76.5 47 23.5
ССО 389 23.2 253 65 136 35
PROFESIONALE 13 0.8 11 84.6 2 15.4
I LARTË 32 1.9 14 43.8 18 56.3
Gjithësej 1674 100 1042 62.2 632 37.8

Të punësuarit punojnë në institucionet buxhetare, insdustrinë tekstile, ndërtimtari dhe bujqësi. Të punësuarit kryesisht kanë të ardhura të ulta mujore dhe është evidente se të ardhurat e të punësuarve janë krejtësisht të pamjfatueshme për egzistencë bazike të familjes. Të ardhurat e pensionerëve janë të ardhura shtuese dhe të rëndësishme në buxhetin familjar duke pasur parasyshë se banorët në komunë jetojnë tradicionalisht, në familje të zgjeruara, ku anëtarët më të moshuar të familjes jetojnë në bashkësi me më të rinjt.

Komponentë shumë e rëndësishme në definimin e karakteristikave ekonomike të komunës është edhe numri i të punësuarve dhe struktura moshore e të punësuarve, si dhe ato të cilët kërkojnë punë dhe drejtimi i tyre profesional.

Shqyrtim i personave të papunësuar të evidentuar sipas gjinisë dhe strukturës moshore e dhënë në Tabelën nr. 4

Mosha Burra Gra
15 – 19 7 8
20 – 24 123 144
25 – 29 141 123
30 – 34 126 97
35 – 39 152 76
40 – 44 165 73
45 – 49 110 35
50 – 54 92 36
55 – 59 70 18
60 – 58 22
Gjithësej 1042 632

Shqyrtim i personave të papunësuar të evidentuar sipas strukturës gjinore dhe përkatësisë kombëtare e dhënë në Tabelën nr. 5

Përkatësija kombëtare Burra Gra
Maedonas 402 248
Shqiptarë 635 379
Turq 0 0
Rom 0 0
Serb 4 3
Vlleh 0 0
Të tjerë 1 2
Gjithësej 1042 632

 

Nga dy tabelat më lartë të prezentuara mund të vërehet se pjesa më e madhe e personave të papunësuar janë në lulëzimin e aftësisë së tyre punuese dhe janë në moshë mes 20 – 49 vjet. Numri i të papunësuarve sipas përkatësisë kombëtare është në pajtim me përqindjen e përfaqësise etnike të banorëve në territorin e komunës. Përqindja e papunësisë sipas gjinisë është identike tek të dyja bashkësitë më të mëdha etnike. Nga numri i përgjithëshëm i të papunësuarve edhe tek shqiptarët etnik edhe tek maqedonasit, numri i grave të papunësuara është prezent me mbi 50 përqind në të dy bashkësitë.

Komuna në moment nuk posedon informata për kualifikimet dhe arsimin e personave të papunësuar, por më tepër se sigurtë është se përqindja më e madhe e këtyre personave janë me arsim të ulët ose nuk kanë të mbaruar arsim fillor, pastaj vijojnë ato të cilët kanë arsim të mesëm. Masat të cilat duhet të ndërmerren për tu ulur papunësija janë investimi dhe zhvillimi i aktiviteteve në të cilat personat e papunësuar do të kenë kontribut indirekt në ngritjen e zhvillimit ekonomik lokal.

Gjendja egzistuese ekonomike dhe mundësi për zhvillim ekonomik

Komuna e Bërvenicës kryesishtë është komunë bujqësore. Si zbatues të aktivitetit bujqësor janë të regjistruar rreth 200 persona, por në ardhmëri mund të pritet që numri i bujqëve të regjistruar të rritet sipas subvencioneve të cilat në këtë sektor i premton pushteti qëndror.

Sipërfaqja e përgjithëshme agrare në komunën e Bërvenicës është 14.854 hektarë, nga të cilët 4.779 ose 32% është tokë e përpunueshme, 4.138 hektarë ose 27,8% me livadhe dhe 5937 hektarë ose 40% male.

Sipas strukturës të këtillë agrare, në pjesën rafshinore ideale janë kushtet për prodhimtari bujqësore, pemëtari, ndërsa karakteristike është që vendi është i siguruar me rrjet komplet për ujitje, ndërsa në vendet kodrore-malore egzistojnë kushte ideale për prodhimtarinë pemtare dhe blegtori.

Blegëtorija

Në komunën e Bërvenicës egzistojnë mundësi për rritje të kafshëve të mëdhaja. Në nivel të komunës ka edhe disa ferma për lopë. Për këtë aktivitet egziston edhe tradita edhe ushqimi i mjaftueshëm për kafshë. Në komunë është e rëndësishme edhe prodhimtarija e qumshtit për shkak se ka edhe qumshtore private – Pekon kompani. Egzistojnë edhe disa ferma individuale për rritjen e lopëve, ndërsa qumshti përpunohet në Pekon kompani. Qumshti tjetër përpunohet në qumshtori tjera regjionale dhe në Shkup.

Duke e pasur parasyshë karakterin bujqësor të komunës së Bërvenicës, përpos kapaciteteve të lartëpërmendura ka perspektivë për objekte biznesesh të cilat do të shërbejnë për përpunim të frutave, perimeve dhe përpunim të qumshtit dhe prodhimeve qumshtore, prodhimeve të mishit dhe prodhimit të ushqimit nga blegtorija. Përveç bujqësisë, në territorin e komunës janë prezente si dominante edhe degët  e ardhëshme ekonomike: ndërtimtarija, prodhimtarija e bekatonit, bllokut dhe kockave, konfeksioni, prodhimtarija e prodhimeve të drurit, tregtija etj. Në territorin e komunës egzistojnë 196 subjekte ekonomike. Nga to vetëm 7 subjekte afariste janë të regjistruar në komunën e Bërvenicës.

Në vazhdim është prezentuar struktura kryesore ekonomike në komunën e Bërvenicës:

–       Pekon f. Çellopek – Prodhimtarija e bukës dhe produkteve të miellit.

–       Përparimi Pat- f. Çellopek – Operativa ndërtimore.

–       Allka Trans- f. Çellopek– Operativa ndërtimore.

–       Haqim Bau f. Çellopek – Prodhimtarija e bekatonit, bllokut dhe kockave.

–       Sajo Trans f.Çellopek- с.Çellopek- Prodhimtarija e bekatonit, bllokut dhe kockave.

–       Cile Bau f. Çellopek- Operativa ndërtimore.

–       Ne-Ba f.Çellopek- Мlin.

–       Beni Kom f.Çellopek- Fermë për pula – bartëse me kapacitet 40.000 bartëse dhe 12   të punësuar.

–       Paleta Trejd f.Miletinë- Prodhimtarija e paletave të drurit.

–       Ir Trans f.Miletinë- Operativa ndërtimore.

–       Alpa Oil f.Çellopek- Pompë  benzini.

–       IS-ЕL f.Çellopek- Prodhimtarija e bekatonit, bllokut dhe kockave.

–       Rinxho Mak f. Bërvenicë- Operativa ndërtimore.

–       Antigona f. Bërvenicë- Fabrikë për trigotazhë.

–       Joki komerc f.Bërvenicë- Ferma e shpezëve.

–       Agropal Kompani f.Bërvenicë- prodhimi i najlonit.

–       Spektar f.Bërvenicë- Prodhimi i ngjyrave dhe llaqeve.

–       АD Vardar f.Bërvenicë- Rritja dhe prodhimi i produkteve të frutave dhe produkte bujqësore.

–       Imperial f.Bërvenicë – Fabrika për konfeksion.

–       Agro slloga f.Bërvenicë- Tregtija e madhe.

–       ZIK Тetovë- Тetovë- DOO Vardar – Bërvenicë me 70 të punësuar dhe me prodhimtari bazike fruta dhe atë molla të llojshme në sipërfaqe prej 100 hektarë, vishnja 100 hektarë dhe 50 hektarë bujqësi me hapsirë magacionere për 1000 ton vendosje e thjeshtë.

–       ЗЗ Edinstvo-Çellopek me 40 të punësuar dhe prodhimtari bazike të derrave me kapacitete prej 15.000 koka në vit, kooperacion dhe sipërfaqe personale agrikulturore prej 50 hektarësh.


[1] Burimi i të dhënave: Regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë, Enti shtetëror për statistikë, libri X, 2004.

[2] Burimi i të dhënave: Regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë, Enti shtetëror për statistikë, libri ХIII, 2004.

[3] Burimi i të dhënave: Regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë, Enti shtetëror për statistikë, libri Х, 2004.

[4] Të dhënat janë të marra nga Agjencia për punësim e Republikës së Maqedonisë, Qendra për punësim – Tetovë