HISTORIATI

Komuna është e formuar me Ligjin për organizim territorial të Republikës së Maqedonisë në vitin 1996. Para vitit 1996, territori i komunës
së Bërvenicës ishte pjesë përbërëse e komunës së Tetovës. Bërvenica është komunë rurale dhe kufi zohet me komunat e: Tetovës, Bogovinës,
Zhelinës, Gostivarit, Vrapçishtes dhe Makedonski Brodit dhe shtrihet në anën e djathtë të lumit të Vardarit. Bërvenica
bie në komunat rurale dhe përfshin 10 vendbanime, të organizuara në 11 bashkësi lokale dhe atë: Bërvenica, Sedllarc e
Poshtme, Çellopek, Çellopek i ri, Miletinë, Radovec, Blacë,, Stençe, Vollkovi, Tenovë dhe Gurgunicë. Gjashtë nga këto
bashkësi janë të rrafshta, katër janë kodrore dhe një malore. Qendra komunale është e vendosur në Bërvenicë.
Në territorin e komunës në periudhën e formimit të komunës, gjegjësisht nga viti 1997, me ndihmë fi nanciare nga shteti
dhe organizatat joqeveritare është ndërtuar ujësjellës në vendbanimet e ardhëshme: Bërvenicë dhe Sedllarc e Poshtme,
Miletinë, Stençe dhe Radiovec.
Në vitin 2002 është mbaruar ndërtimi i ujësjellësit në fshatin Çellopek I ri për realizimin e të cilit dha ndihmë të madhe
fi nanciare (me shumë prej 58.000 EUR) KFBja (me shumë prej 58.000 EUR) dhe bashkësija lokale (45.000 EUR) .
Në vitin 2007, u ndërtua rruga lokale e cila i lidh fshatrat Çellopek i ri (Komuna e Bërvenicës) dhe Strimnicën (Komuna
e Zhelinës), për realiyimin e të cilës bashkësija lokale investoi 80,000 EUR..
Në vitin 2007, u renocua çatija e shkollës qëndrore fi llore “7 Marsi” në fshatin Çellopek me donacion nga qeverija
japoneze (40,000 USD), USAID (30,000 USD) dhe bashkësija lokale (15,000 USD).
Në tetorë të vitit 2008 fi lloi ndërtimi i kanalizimit atmosferik i cili i përfshin fshatrat Çellopek dhe Çellopek i ri me gjatësi
prej 2,3km, Bashkësija lokale për këtë intervenim ndau 3,000,000 denarë.
Gjate vitit 2007-2008, isthete implementuar projekti ”Bashpunimi Ndërkomunal për përcjellje efi kase të shërbimeve”
me përkrahje UNDP-isë në vlerë prej 30,000 euro.
Në procesin e përgatitjes të planit strategjik, anët e interesuara identifi kuan numër më të madh të problemeve të cilat
direkt ndikojnë në rritjen ekonomike, standardin jetësor dhe mirëqenien e popullatës në komunë. Si probleme më të mëdhaja
me të cilat ballafaqohet komuna të identifi kuara janë:
• Infrastruktura e komunës, gjeneralisht gjendet në gjendje të keqe. Ujësjellja, ujrat atmosferik, kanalizimi fekal,
deponitë e egra, infrastruktura rrugore dhe paisja elektrike janë problem të cilat e pengojnë vajtjen normale të
aktiviteteve të përditëshme dhe e kushtëzojnë zhvillimin ekonomik të komunës. Për fat të keq, buxheti i komunës
as për së afërmi nuk i kënaq mundësitë për tejkalimin e këtyre problemeve në bashkësi.
• Në komunë nuk egziston numër i mjaftueshëm i institucioneve shëndetësore si dhe qasja në institucionet shëndetësore
është e vështirësuar. Mbrojtja primare e popullatës është e siguruar vetëm në dy vendbanime dhe atë
në: Bërvenicë dhe Çellopek. Për shkak të kësaj, qasja në mbrojtjen primare shëndetësore e vendbanimeve
tjera është e vështirësuar. Popullata e komunës mbrojtjen sekondare shëndetësore e realizon në komunën e
Tetovës.
• Në komunë është e vështirësuar qasja në institucionet arsimore. Në territorin e komunës egzistojnë 3 shkolla
fi llore dhe të njejtat gjendjen në situatë shumë të keqe. Në komunë nuk egziston institucion arsimor për arsim
të mesëm. Egzistojnë dallime ekstreme në shkallën e arsimit sipas bashkësive lokale (Radiovca – përqindje e
lartë e personave me arsim të lartë për dallim nga Gurgunica – përqindja më e madhe e popullatës është analfabete).
• Manifestimet kulturore (përveç festimit të festave religjioze) dhe aktivitetet masive sportive janë raritet në
komunë.
• Në komunë nuk ka forma jashtë institucionale të mbrojtjes sociale dhe nuk është i zhvilluar veprimi i sektorit
qytetarë. Nuk është kujdesur barazija gjinore dhe është e ulët shkalla e senzibilitetit gjinor. Dominojnë disa stereotipe
të caktuara për pjesëmarrjen e gruas në jetën publike dhe shoqërore.
• Në komunë nuk egzistojnë subjekte ekonomike me kapacitete me të mëdhaja të cilat do të jenë lëvizëse/bartëse
të zhvillimit socio-ekonomik në komunë. Degë kryesore ekonomike janë agrikultura, tregtija, prodhimtarija (reparti
konfeksionues), përpunimi, zejtarija (reparti për përpunim të drurit) dhe bletaria.
• Bujqësia, pemëtaria dhe blegtoria janë aktivitete kryesore dhe pjesa më e madhe e banorëve në komunë merren
me bujqësi, por nuk egziston qasje e organizuar kah përforcimi i bujqëve për prodhim të produktit të shëndoshë
dhe të standardizuar bujqësor. Për fat të keq edhe pse komuna e Bërvenicës në pjesën rafshinore shtrihet në
territorin e fushës së Pollogut, vetëm 10% e popullatës egziston nga bujqësia. Pjesa tjetër e popullatës prodhon
për nevoja personale ose në sasija të cilat sigurojnë vetëm plotësim të buxhetit familjar.
• Në komunë nuk egziston medium lokal. Në territorin e komunës nuk vepron asnjë radio ose televizion lokal.
Si komunë jo e zhvilluar mjaftë, prioritete kryesore për zhvillim ekonomik lokal të përcaktuara janë:
• Zhvillim i infrastrukturës
• Zhvillimi i arsimit dhe institucioneve arsimore
• Zhvillim i shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale
• Zhvillimi i ekonomisë dhe agrarit