INFRASTRUKTURA

Zhvillim i infrastrukturës
Infrastruktura është e caktuar si sfera prioritare për intervenim në Bërvenicë, para se gjithash për shkak të gjendjes së
keqe të infrastrukturës vitale, e cila paraqet parakusht kryesor për inkujarim të zhvillimit ekonomik por edhe për sigurim të
jetës kualitataive për qytetarët. SWOT analiza (shtesa 3) tregon se një pjesë e infrastrukturës paraqet anë të fuqishme të
komunës dhe e njeta është për lidhëshmërinë me qendrat urbane por në të njejtën kohë një pjesë e saj është edhe anë e
dobët, e cila e stagnon zhvillimin ekonomik lokal dhe në të njejtën kohë është rrezik për mjedisin jetësor.
Gjatë përcaktimit të infrastrukturës si sferë prioritare u morrën parasyshë edhe kufi zimet në kompetencat të cilat i ka
komuna e Bërvenicës në këtë sferë, posaçërisht nga aspekti i përmirësimit në paisjen me energji elektrike.
Si veprues kryesor në sferën prioritare – infrastrukturë janë të identifi kuar:
• Pushteti qëndror
• Byroja për vende me ekonomi jomjaftësisht të zhvilluar
• Fondi për rrugë
• Biznes sektori
• ESM-EVN (veprues me interes të ulët dhe ndikim të madh)
• Bashkësitë lokale dhe qytetarët e komunës së Bërvenicës
• NJVL Bërvenicë
• NPK Vardar
• Shkollat fi llore – veprues me interes të ulët dhe ndikim të vogël
Zhvillim i infrastrukturës
Gjatë punëtorisë për planifi kim strategjik anëtarët e Grupit udhëheqës lokal si sferë të parë prioritare sipas analizës dhe
përpunimit e përcaktuan zhvillimin e infrastrukturës. U cek se për zhvillim të qëndrueshëm në komunë duhet të zbatohet
revitalizim dhe ndërtim i plotësishëm i të gjithë infrastrukturës në komunë.
Ishën të cekura problemet e ardhëshme lidhur me infrastrukturën: mosegzistimi i kanalizimit fekal në vendbanimet,
infrastrukturë lokale rrugore dhe komunale jo e ndërtuar deri në fund dhe fuqi e dobët fi nanciare për ndërtim të saj; mospasja
e rrjetit ujësjellës të kënaqëshëm dhe vital ndërsa në një vendbanim (f.Gurgunicë) edhe mospasja e ujësjellësit
për banorët; infrastrukturë joadekuate dhe e vjetëruar për paisje elektrike; mospasja e deponisë dhe me të mundësi për
menaxhim të hedhurinave.
Qëllime strategjike të defi nuara të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e infrastrukturës në komunën e Bërvenicës
janë:
1. Përmirësim i rrjetit ujësjellës dhe kanalizues
2. Përmirësim i ndërlidhëshmërisë lokale dhe regjionale
3. Përmirësim i infrastrukturës energjetike
4. Përparim i mjedisit jetësor
Për tu arritur qëllimi strategjik 1 – Përmirësim i ujësjelljes dhe rrjetit kanalizues duhet të zbatohen aksionet e ardhëshme:
1. Ndërtimi i infrastrukturës për kanalizim fekal;
2. Ndërtim i rrjetit ujësjellës.
Për tu arritur aksioni 1 – Ndërtim i infrastrukturës për kanalizim fekal duhet të zbatohen aktivitetet e ardhëshme:
1. Lidhja e Bërvenicës dhe Sedllarc e Poshtme me rrjetin kanalizues të Tetovës përmes ndërtimit të rrjetit kanalizues
dhe stacioneve kolektorike;
2. Ndërtimi i rrjetit për kanalizim fekal në vendbanimet: Çellopek i Epërm dhe i Poshtëm, Miletinë dhe Bllace.
Për tu arritur aksioni 2 – Ndërtimi i rrjetit ujësjellës, duhet të zbatohen aktivitetet e ardhëshme:
1. Ndërtimi i ujësjellësit në fshatin Gurgunicë;
2. Rekonstruim i rrjetit të vjetër ujësjellës;
3. Zgjerim i rrjetit ujor egzistues në një pjesë të vendbanimeve.
Për tu arritur qëllimi strategjik 2 – Përmirësim i ndërlidhëshmërisë lokale dhe regjionale, duhet të zbatohen aksioni i
ardhëshme:
1. Përmirësim i rrjetit rrugor.
Për tu arritur aksioni 1 – Përmirësim i rrjetit rrugor, duhet të zbatohen aktivitetet e ardhëshme:
1. Lehtësim i qasjes së komunës në Koridorin 8 (autostrada Tetovë-Gostivar) përmes ndërimit të lidhëseve ((lidhësja
e Kamenjanit););
2. Rindërtim dhe zgjerim i rrugëve lokale;
3. Ndërtimi i rrugës lokale Stençe – Miletinë;
4. Ndërtimi i rrugës e cila do ta lidhi komunën e Bërvenicës me Makedonski Brodin përmes fshatit Gurgunicë.
Për tu arritur qëllimi strategjik 3 – Përmirësim i infrastrukturës energjetike, duhet të zbatohet aksioni i ardhëshëm:
1. Përmirësim i infrastrukturës për paisje elektrike.
Për tu arritur aksioni 1 – Përmirësim i infrastrukturës për paisje elektrike, duhet të zbatohet aksionet e ardhëshme:
1. Rindërtim i rrjetave egzistuese për paisje elektrike përmes revitalizimit dhe zgjerimit të kapaciteteve të tyre;
2. Ndërtimi i transformatorëve;
3. Ndërtimi i rrjetit të ri elektrik i cili do të sigurojë paisje elektrike për subjektet afariste.
Për tu arritur qëllimi strategjik 4 – Përparim i mjedisit jetësor, duhet të zbatohet aksioni i ardhëshme:
1. Përmirësim i kushteve për menaxhim të hedhurinave dhe mbrojtje të mjedisit jetësor.
Për tu arritur aksioni 1 – Përmirësim i kushteve për menaxhim të hedhurinave dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, duhet
të zbatohen aktivitetet e ardhëshme:
1. Identifi kim i punkteve për mbledhje të hedhurinave të forta;
2. Krijimi i klimës për tërhekje të subjekteve afariste të cilat do të menaxhojnë me hedhurinat.