AKTET E PËRGJITHSHME

Rregullorja e Këshillit të Komunës së Bërvenicës

P Ë R M B A J T J A

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

II. KONSTITUIMI I KËSHILLIT, GJEGJËSISHT VERIFIKIMI I MANDATIT TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT

III. TË DREJTAT DHE OBLIGIMET TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT

1. Dispozita të përbashkëta
2. Prezenca në seanca dhe pjesëmarrja në punën e këshillit
3. Ngritja e iniciativës dhe paraqitja e propozimeve
4. Parashtrimi i pyetjeve të këshilltarëve
5. Ruajtja e fshehtësisë
6. Sigurimi i kushteve për kryerjen e funksionit anëtar i Këshillit
7. Skadimi dhe marrja e mandatit të anëtarëve të Këshillit

IV. KRYETARI I KËSHILLIT

1. Të drejtat dhe obligimet e kryetarit të Këshillit
2. Mënyra e zgjedhjes së kryetarit të Këshillit
3. Zgjedhja e kryetarit të Këshillit me votim publik
4. Zgjedhja e kryetarit të Këshillit me votim të fshehtë

V. PUNA E KËSHILLIT

1. Thërritja e seancave
2. Rendi i ditës
3. Kryesimi dhe pjesëmarrja
4. Kufizimi i kohëzgjatjes së diskutimit
5. Mbajtja e rendit
6. Rjedha e seancës
7. Shumicë për punë
8. Vendosja
9. Proçesverbalet

10. Shënimet stenografike

VI. KOMISIONET E KËSHILLIT

1. Komisionet e përhershme dhe të përkohshme
2. Përbërja e komisioneve
3. Mënyra e punës
4. Fushëveprimi i komisioneve të përhershme të Këshillit.

a) Komisioni për verifikim, çështjet e mandatit dhe zgjedhje e emërime;

b) Komisioni për financa dhe zhvillim ekonomik vendor;

c) Komisioni për planifikimin dhe rregullimin e hapësirës dhe mbrojtjen e ambientit jetësor e të natyrës;

d) Komisioni për punë komunale dhe komunikacion;

e) Komisioni për veprimtari publike;

1. Dispozita të posaçme për zgjedhjen dhe shkarkimin e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve

VII. PROGRAMIMI I PUNËS

VIII. TRANSPARENCA NË PUNËN E KËSHILLIT

IX. AKTET TË KËSHILLIT

X. MARRJA E VENDIMEVE

1. Ngritja e procedurës
2. Propozim-vendimi
3. Diskutimi për vendimin
4. Amendamente
5. Procedura urgjente për marrjen e vendimit
6. Debati publik dhe profesional për projekt-dispozitat

XI. SHQYRTIMI I RAPORTEVE, ANALIZAVE DHE MATERIALEVE TJERA

XII. DHËNIA E PAJTUESHMËRISË, STATUTIT, RAPORTEVE DHE LLOGARIVE VJETORE

XIII. RAPORTET E KËSHILLIT ME KRYETARIN E KOMUNËS

XIV. RAPORTET E KËSHILLIT ME SHËRBIMET PUBLIKE, INSTITUTET DHE NDËRMARRJET

XV. RAPORTET E KËSHILLIT ME KËSHILLAT E KOMUNAVE

XVI. KRYERJA E PUNËVE PROFESIONALE PËR KËSHILLIN

XVII. NDRYSHIMI I RREGULLORES

XVIII. DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

Në bazë të nenit 3, paragrafi 3, të Statutit të Komunës së Bërvenicës (“Gazeta zyrtare e Komunës” nr. 10/06), Këshilli i Komunës  së Bërvenicës në mbledhjen  e mbajtur më 01/03/2006 nxori

RREGULLORE

TË KËSHILLIT TË KOMUNËS  SË BËRVENICËS

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Me këtë rregullore rregullohen për së afërmi çështje të caktuara lidhur me organizimin dhe mënyrën e punës së Këshillit të Komunës së Bërvenicës (në tekstin e mëtutjeshëm: Këshilli), konstituimin, gjegjësisht verifikimin e anëtarëve të Këshillit, të drejtave dhe obligimeve të anëtarëve të Këshillit, komisioneve të tij, dhe trupave të posaçme të Komunës, programimin e punës të Këshillit, transparencën në punën e Këshillit dhe komisionet e tij, aktet e Këshillit, nxjerrjen e rregullave në kompetencat e Këshillit, diskutimin për raportet, analiza dhe materiale tjera, dhënia e pajtueshmërisë të statuteve dhe llogaritë vjetore, marrëdhëniet e Këshillit me kryetarin e Komunës, marrëdhëniet e Këshillit me shërbimet publike, institutet dhe ndërmarrjet, marrëdhëniet e Këshillit me këshillat e komunave tjera, kryerja e punëve profesionale për nevojat e Këshillit, ndryshimet e rregullores, si dhe çështje tjera me rëndësi për punën e Këshillit.

Neni 2

Puna e Këshillit, e komisioneve të përhershme dhe të përkohshme, është publike, përveç në raste të caktuara me ligj, Statutin e Komunës së Bërvenicës (në tekstin e mëtejshëm: statuti) dhe me këtë rregullore.

II. KONSTITUIMI I KËSHILLIT, GJEGJËSISHT VERIFIKIMI I MANDATIT TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT

Neni 3

Konstituimi i Këkshillit bëhet në seancën e parë konstituive të Këshillit.

Këshilli është i konstituuar nëse në seancën konstituive merr pjesë dhe i verifikohet mandati shumicës nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit, me propozimin e Komisionit për verifikim, çështjet e mandatit, zgjedhje dhe emërime.

Neni 4

Komisionin për verifikim, çështjet e mandatit, zgjedhje dhe emërime e zgjedhë Këshilli nga rradhët e anëtarëve të cilëve, në bazë të rezultateve të arritura zgjedhore, komisioni zgjedhor i komunës u ka dhënë vendim për zgjedhjen e bërë në zgjedhjet e fundit vendore.

Neni 5

Komisioni për verifikim, çështjet e mandatit, zgjedhje dhe emërime, mund të mohojë vendime të dhëna nga Komisioni zgjedhor i komunës, për zgjedhjen e disa anëtarëve të Këshillit dhe të propozojë që verifikimi i mandatit të shtyhet që të vërtetohet vallë ato janë dhënë në pajtueshmëri me rezultatet e arritura zgjedhore të pjesëmarrësve.

Komisioni për verifikim, çështjet e mandatit, zgjedhje dhe emërime, mund të propozojë shtyerjen e verifikimit të mandatit të disa anëtarëve të Këshillit edhe për arsye se:

–          me siguri nuk mund të vërtetohet identiteti i tyre (i njejti emër dhe mbiemër me persona tjerë);

–          ekzistojnë indikacione për lidhshmërinë e mundshme të funksionit (është i punësuar në administratë komunale ose ka marrë funksion apo detyrë i cili me ligj nuk është përcaktuar si i palidhshëm me funksionin anëtar i Këshillit);

–          ka hyrë në fuqi pamundësia faktike për verifikimin e mandatit nën kushte të përcaktuara me ligj (në rast vdekje, skadim të së drejtës së banimit në komunën gjegjëse, aktvendimit fuqiplotë për vepër penale ose të vendimit të marrë për marrjen e aftësisë afariste).

Neni 6

Komisioni për verifikim, çështjet e mandatit, zgjedhje dhe emërime i paraqet raport Këshillit me propozim se cilëve anëtarë të Këshillit duhet t’u verifikohen mandatet, e cilëve t’u shtyhet verifikimi i mandatit.

Këshilli me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit, vendos në veçanti për secilin propozim të Komisionit për verifikim, çështjet e mandatit, zgjedhje dhe emërime, për shtyerjen e verifikimit të mandatit të anëtarëve të Këshillit.

Këshilli me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit, vendos për çdo propozim të Komisionit për verifikim, çështjet e mandatit, zgjedhje dhe emërime, për shtyerjen e verifikimit të mandatit të anëtarëve të Këshillit.

Nëse propozimi për shtyerjen e verifikimit të mandatit nuk e fiton shumicën e nevojshme, konsiderohet se Këshilli, e ka verifikuar mandatin e anëtarit të Këshillit, për të cilin është kërkuar shtyerja e verifikimit të mandatit.

Shtyerja e verifikimit të disa mandateve me propozimin e Komisionit për verifikim, çështjet e mandatit, zgjedhje dhe emërime, nuk mund të jetë më tepër se dy muaj.

Anëtari i Këshillit, mandati i të cilit është mohuar apo verifikimi i mandatit të të cilit është shtyer, ka të drejtë të merr pjesë në seancën e Këshillit dhe të merr pjesë në punën e tij, pa të drejtë vendosjeje.

Neni 7

Verifikimi i mandatit të anëtarëve të Këshillit, të cilët nuk kanë qenë prezent në seancën e parë të Këshillit, të atyre që janë zgjedhur në zgjedhjet për ndërrime, si dhe të atyre, verifikimi i të cilëve është shtyer, e kryen Këshilli në seancën e parë në të cilën do të marrin pjesë ata.

III. TË DREJTAT DHE OBLIGIMET E ANËTARËVE TË KËSHILLIT

1. Dispozita të përbashkëta

Neni 8

Anëtari i Këshillit i realizon të drejtat dhe obligimet e përcaktuara me ligj, Statutin dhe me këtë rregullore.

Anëtari i Këshillit i merr të drejtat dhe obligimet e tij pas verifikimit të mandatit.

Neni 9

Për shkak të kryerjes së detyrës së tij, anëtari i Këshillit, ka të drejtë që nga kryetari i komunës, administrata komunale, shërbimet publike, nga institutet dhe ndërmarrjet, të themeluara nga Komuna dhe nga institucione të tjera, të kërkojë të dhëna të cilat i nevojiten për punën e tij në Këshill.

Neni 10

Anëtari i këshillit, i cili është zgjedhur nga ana e Këshillit për anëtar të organeve të udhëheqjes së shërbimeve publike, instituteve dhe ndërmarrjeve, të themeluara nga Komuna, nuk mund të merr pjesë në vendosje në seancat e Këshillit për çështje që kanë të bëjnë me shërbime publike, institute dhe ndërmarrje në organet e udhëheqjes të së cilave është zgjedhur.

1. Prezenca në seancë dhe pjesëmarrja në punën e këshillit

Neni 11

Anëtari i Këshillit ka të drejtë dhe obligim të jetë prezent në seancat e Këshillit, të komisioneve të përhershme dhe të përkohshme, në të cilat është anëtar si dhe të merr pjesë në punën dhe vendosjen.

Neni 12

Anëtari i Këshillit ka të drejtë të merr pjesë edhe në seancat e komisioneve ku nuk është anëtar, si dhe ka të drejtë të merr pjesë në punën e tyre, por pa të drejtë vendosjeje.

Neni 13

Për prezencën në seancat e Këshillit dhe të komisioneve ku anëtarë janë anëtarët e Këshillit, mbahet evidencë.

Evidencën e mban administrata komunale.

Neni 14

Administrata komunale e njofton kryetarin e Këshillit, për rastet kur një anëtar i Këshillit, tre herë rradhaz ka munguar në seancat e Këshillit dhe të komisioneve ku është anëtar, kurse nuk e ka arsyetuar mungesën e tij.

Kryetari i Këshillit është i obliguar menjëherë ta njoftojë komisionin për verifikim, çështjet e mandatit dhe zgjedhjet dhe emërimet, me qëllim që të përcaktohen shkaqet e mosprezencës dhe të përcaktohet vallë ekzistojnë kushte ligjore për përcaktimin e ndërprerjes së mandatit të anëtarit të Këshillit apo për shkarkimin e anëtarit të Këshillit nga komisionet ku është anëtar dhe tii propozojë Këshillit që në vend të tij, të zgjedhë tjetër anëtar.

3. Ngritja e iniciativave dhe paraqitja e propozimeve

Neni 15

Anëtari i Këshillit ka të drejtë që në seancat e Këshillit:

–          T’i paraqesë propozimet dhe mendimet e qytetarëve dhe t’i propozojë Këshillit të merr qëndrime që janë në kompetencat e tij për ato propozime dhe mendime;

–          të jep iniciativa për nxjerrjen e rregullave në kompetencat e Këshillit, si dhe të paraqesë amendamente për propozimet e rregullave;

–          të paraqesë kërkesë për dhënien e sqarimit autentik të rregullave;

–          të inicojë shpalljen e referendumit për zgjidhjen e çështjeve me interes për komunën, si dhe për sqarimin paraprak të qytetarëve për disa propozime të vendimeve apo për konfirmimin e tyre;

–          të propozojë diskutim për çështjet, dukuritë dhe gjendjet që janë me rëndësi për një veprimtari të caktuar si dhe me rëndësi për qytetarët;

–          të propozojë diskutim për çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e politikës që e ka përcaktuar dhe për rregullat që i ka sjellur Këshilli, ose për çështje që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjeve, rregullave dhe akteve tjera të përgjithshme;

–          të propozojë diskutimimin e çështjeve që kanë të bëjnë me punën e kryetarit të komunës;

–          të kërkojë nga kryetari i komunës, që ta njoftojë Këshillin për punën e vet;

–          të propozojë diskutim për çështje që kanë të bëjnë me realizimin e mbikqyrjes së kryerjes së punëve në kompetencat e komunës;

–          të propozojë diskutim për çështje lidhur me gjendjen në veprimtaritë për të cilat komuna ka themeluar shërbime publike, institute dhe ndërmarrje si dhe për çështje lidhur me realizimin e mbikqyrjes së punës së tyre; dhe

–          të propozojë zbatimin e akteve për çështje në kompetencat e Këshillit.

Neni 16

Anëtari i Këshillit ka të drejtë vet ose bashkë me anëtarët tjerë të Këshillit të propozojë zgjedhjen apo shkarkimin e kryetarit të Këshillit, të kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve dhe të trupave të posaçme të Komunës, të cilët i zgjedh gjegjësisht i emëron Këshilli, në mënyrë dhe në kushte të përcaktuara me ligj, Statutin dhe këtë rregullore.

4. Parashtrimi i pyetjeve të këshilltarëve

Neni 17

Anëtari i Këshillit ka të drejtë kryetarit të komunës dhe organeve udhëheqëse, gjegjësisht anëtarëve të organeve të udhëheqjes së shërbimeve publike, instituteve dhe ndërmarrjeve që i ka themeluar Komuna, t’u parashtrojë pyetje (këshilltarësh) që kanë të bëjnë me punën e tyre ose me punën në kompetencat e tyre gjegjësisht në kompetencat e organeve, shërbimeve, instituteve dhe ndërmarrjeve.

Pyetja duhet të jetë e shkurtë dhe precize, me ç’rast anëtari i Këshillit duhet të shënojë kujt i drejtohet pyetja.

Neni 18

Pyetja mund të shtrohet gojarisht në seancën e Këshillit kurse në kohën midis dy seancave mund të paraqitet me shkrim.

Pyetjet sipas rregullës, shtrohen dhe përgjigjia jepet para përcaktimit së rendit të ditës të seancës së Këshillit.

Këshilli mund të vendosë, që pyetjet të parashtrohen dhe përgjigjet të merren, në fund të seancës, gjegjësisht pas shterrjes së rendit të ditës së seancës.

Këshilli mund të mbajë edhe seanca të posaçme për parashtrimin e pyetjeve, nëse një propozim të tillë miraton kryetari i komunës, kryetari i Këshillit ose një grup prej pesë anëtarëve të Këshillit, me shumicë votash nga anëtarët e pranishëm në seancën në të cilën është paraqitur.

Neni 19

Pyetjes së parashtruar gojarisht i jepet përgjigje në seancën në të cilën është parashtruar, nëse është i pranishëm personi të cilit i është parashtruar pyetja apo përfaqësuesi i institucionit me të cilën ka të bëjë ajo.

Nëse pyetjes së parashtruar nuk mund ti jepet përgjigje e plotë në atë seancë ose nëse nuk është i pranishëm personi të cilit i parashtrohet pyetja apo përfaqësuesi i institucionit me të cilën ka të bëjë ajo, përgjigjja e plotë do të jepet me shkrim apo gojarisht në seancën e ardhshme të Këshillit.

Neni 20

Anëtari i Këshillit mund të kërkojë që për pyetjen e parashtruar t’i jepet përgjigje me shkrim.

Përgjigjja me shkrim jepet në afat prej dhjetë ditësh nga dita e parashtrimit, gjegjësisht nga dita e marrjes së pyetjes.

Nëse pyetjes nuk mund t’i jepet përgjigje në afatin nga paragrafi 2 të këtij neni, anëtari i Këshillit do të informohet kur do t’i jepet përgjigjja.

Nëse bëhet fjalë për pyetje të ndërlikuar, e cila kërkon analiza të gjithmbarshme apo kërkon përcjelljen e gjendjeve në një periudhë më të gjatë kohore, Këshilli mund të caktojë afat më të gjatë për dhënien e përgjigjes.

Neni 21

Pyetjes drejtuar kryetarit të komunës i përgjigjet kryetari i komunës ose personi të cilin ai e ka autorizuar.

Kur përgjigjen e jep personi i autorizuar nga ana e kryetarit të komunës, konsiderohet se përgjigjen e ka dhënë kryetari i komunës.

Neni 22

Pas marrjes së përgjigjes, anëtari i Këshillit i cili e ka parashtruar pyetjen, mund të parashtrojë edhe pyetje plotësuese.

Neni 23

Pas marrjes së përgjigjes për pyetjen e parashtruar, gjegjësisht pyetjen plotësuese, anëtari i Këshillit mund të propozojë që lënda me të cilën ka të bëjë pyetja e tij, të vehet në rendin e ditës në atë seancë të Këshillit apo në njërën nga seancat e ardhshme.

Për propozimin nga paragrafi 1 i këtij neni, pas dëgjimit të mendimit të kryetarit të komunës apo personit të cilit i është bërë pyetja, vendos Këshilli.

Kryetari i komunës apo personi të cilit i është shtruar pyetja, mund të kërkojë që diskutimi për atë çështje të shtyhet për deri sa nuk grumbullohen të dhëna.

Nëse kërkesa nga paragrafi 3 i këtij neni miratohet, Këshilli cakton afatin deri kur shtyhet diskutimi për atë çështje.

Neni 24

Nëse anëtari i këshillit nuk është i kënaqur nga përgjigja e marrë, mund t’u propozojë Këshillit ose kryetarit të qytetit të Shkupit, ti shkarkojnë personat përgjegjës dhe bartësit e funksioneve, të cilët i konsideron përgjegjës për gjendjen nga e cila nuk është i kënaqur.

Për propozimin nga paragrafi 1 i këtij neni, organet e qytetit të Shkupit, vendosin në kuadër të kompetencave të veta.

5. Ruajtja e fshehtësisë

Neni 25

Anëtari i Këshillit është i obliguar të ruajë fshehtësi.

Si fshehtësi, konsiderohen të dhënat që anëtari i Këshillit do t’i kuptojë në seancën e Këshillit apo të komisioneve, lidhur me çështjet për cilat diskutohet në seancë pa praninë e opinionit.

Për fshehtësi konsiderohen edhe të gjitha materialet që i dërgohen Këshillit dhe komisioneve, e të cilat janë shënuar si të tilla.

Me materialet që konsiderohen për të fshehta veprohet në pajtueshmëri me vërrejtjen – rekomandimin për përdorimin dhe ruajtjen e materialeve, gjë që përcjellet ndaj materialeve të tilla.

6. Sigurimi i kushteve për kryerjen e funksionit anëtar i Këshillit

Neni 26

Për shkak të sigurimit të kushteve për kryerjen e funksionit anëtar i Këshillit, administrata komunale dhe organet e udhëheqjes së shërbimeve publike, institutet dhe ndërmarrjet e themeluara nga komuna, anëtarëve të Këshillit:

–          u ofrojnë ndihmë profesionale në përpunimin e propozimeve të cilat ato ia paraqesin Këshillit, gjegjësisht komisioneve, në parashtrimin e pyetjeve për këshilltarët dhe në kryerjen e punëve të tjera të cilat ua ka besuar Këshilli, gjegjësisht trupi punues;

–          u sigurojnë dokumentacion plotësues i cili u nevojitet në punën e tyre;

–          u japin shpjegime apo sqarime profesionale për problemet në të cilat ato punojnë;

–          kujdesen për sigurimin e kushteve teknike në punën e tyre.

Neni 27

Anëtarët e Këshillit kanë të drejtë t’i shfrytëzojnë lokalet, bibliotekën dhe dokumentacionin e komunës, për realizimin e të drejtave dhe obligimeve të tyre.

7. Skadimi dhe marrja e mandatit të anëtarëve të Këshillit

Neni 28

Anëtarit të Këshillit i skadon mandati në rastet e përcaktuara me ligj.

Neni 29

Anëtari i Këshillit ka të drejtë të paraqesë dorëheqje dhe atë ta arsyetojë.

Dorëheqja i paraqitet kryetarit i cili ua përcjell anëtarëve të Këshillit.

Dorëheqja mund të paraqitet dhe të argumentohet në seancën rrjedhëse të Këshillit.

Pas paraqitjes së dorëheqjes, Këshilli në seancën rrjedhëse ose në seancën e parë të ardhshme, pa diskutim, konstaton skadimin e mandatit të anëtarit të Këshillit.

Kryetari i Këshillit e informon komisionin zgjedhor komunal, për skadimin e mandatit të anëtarit të Këshillit.

Neni 30

Anëtarit të Këshillit i skadon mandati kur do të punësohet në administratën komunale, si dhe kur ka marrë funksion gjegjësisht detyrë, e cila, sipas ligjit nuk ka lidhshmëri me kryerjen e funksionit anëtar i Këshillit.

Për paraqitjen e rastit të jolidhshmërisë, anëtari i Këshillit është i obliguar, menjëherë ta njoftojë kryetarin e këshillit.

Neni 31

Anëtarit të Këshillit do t’i merret mandati nëse më se tri herë rradhaz pa arsye nuk ka marrë pjesë në seancat e Këshillit.

Neni 32

Kryetari i këshillit është i obliguar ta njoftojë Komisionin për verifikim, çështjet e mandatit, zgjedhje dhe emërime dhe të inkuadrojë në propozimin e rendit të ditës së seancës së parë të ardhshme të Këshillit, çdo rast që në vete tërheq skadimin e mandatit të ndonjë anëtari të Këshillit.

Komisioni për verifikim, çështje të mandatit, zgjedhje dhe emërime është i obliguar ta shqyrtojë çdo rast që tërheq skadim apo marrjen e mandatit të anëtarit të Këshillit, të kërkojë të dhëna nga institucionet dhe shërbimet kompetente dhe t’i konfirmojë faktet si dhe t’i vërtetojë shkaqet dhe ditën e paraqitjes së kushteve për skadimin apo marrjen e mandatit të anëtarit të Këshillit.

Komisioni për verifikim, çështje të mandatit, zgjedhje dhe emërime është i obliguar që Këshillit t’i paraqesë raport dhe propozim për konstatimin e skadimit apo marrjes së vendimit për marrjen e mandatit të anëtarit të Këshillit.

Këshilli do ta përcaktojë shkakun dhe ditën e skadimit të mandatit dhe nëse Komisioni për verifikim, çështjet e mandatit, zgjedhje dhe emërime, nuk paraqet raport dhe nuk jep propozim lidhur me ngjarjen e paraqitur që tërheq skadimin apo marrjen e mandatit të anëtarit të Këshillit, edhe atë në bazë të dokumenteve që e vërtetojnë paraqitjen e kushteve të parashikuara me ligj për skadimin dhe marrjen e mandatit të anëtarit të Këshillit, të siguruara nga ana e administratës komunale.

IV. KRYETARI I KËSHILLIT

1. Mënyra e zgjedhjes të kryetarit të Këshillit

Neni 33

Këshilli ka kryetar i cili e përfaqëson Këshillin dhe kryen punë të tjera të caktuara me ligj, Statutin e Komunës dhe me këtë rregullore.

Neni 34

Kryetarin e Këshillit e zgjedh Këshilli me propozimin e një anëtari apo të një grup anëtarësh të Këshillit.

Këshilli voton për të gjitha propozimet e dhëna gjegjësisht për kandidatët e propozuar për zgjedhjen e kryetarit, përveç, për ata kandidatë të cilët kanë dhënë deklaratë se nuk e pranojnë kandidaturën.

2. Të drejtat dhe obligimet e kryetarit të Këshillit

Neni 35

Kryetari i Këshillit:

–          i thërret dhe udhëheq seancat e Këshillit;

–          kujdeset për organizimin dhe punën e Këshillit;

–          i nënshkruan vendimet dhe aktet e Këshillit dhe ia paraqet kryetarit të komunës për shpallje;

–          jep iniciativë për diskutimimin e disa çështjeve nga fushëveprimi i Këshillit dhe komisioneve dhe kujdeset për harmonizimin e punës së tyre;

–          nxit dhe ndihmon bashkëpunimin e ndërsjellë të komisioneve të Këshillit dhe kujdeset për bashkëpunimin e tyre me organet tjera;

–          i cakton seancat e komisioneve, atëherë kur me kërkesën e anëtarëve të komisionit, seancën nuk do ta caktojë kryetari i komisionit;

–          kujdeset për zbatimin e rregullores;

–          i trajton (sqaron) dispozitat e rregullores;

–          inicon dhe realizon bashkëpunim dhe koordinim me kryetarët e Këshillave të komunave tjera; dhe

–          kryen edhe punë të tjera të caktuara me ligj, Statutin dhe me këtë rregullore.

Neni 36

Kryetari i Këshillit ka të drejtë të merr pjesë në punën e komisioneve të Këshillit dhe t’u propozojë të diskutojnë për çështje nga kompetencat e tyre.

Neni 37

Kryetari i Këshillit mundet, për shkak të organizimit të punës të Këshillit, të formojë Trup koordinues i cili:

–          e planifikon dinamikën e seancës së Këshillit, varësisht nga rëndësia, natyra dhe koha e paraqitjes së propozimeve të akteve dhe materialeve tjera;

–          inicon rendin e ditës dhe kohën e mbajtjes së seancave të Këshillit, i jep iniciativë Këshillit dhe komisioneve të diskutojnë për çështje nga kompetencat e tyre.

Trupi koordinues përbëhet nga një anëtar i Këshillit si përfaqësues i listës për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit  që në pajtueshmëri me raportin e komisionit zgjedhor të komunës, ka marrë mandate në zgjedhjet e mbajtura vendore.

3. Zgjedhja e kryetarit të Këshillit me votim publik

Neni 38

Kryetarin e Këshillit e zgjedh Këshilli me votim publik, me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit.

Neni 39

Nëse janë propozuar disa kandidatë për kryetar të Këshillit, i zgjedhur është kandidati i cili ka fituar shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit.

Neni 40

Këshilli voton veç e veç për secilin kandidat të propozuar.

Neni 41

Kryetari i Këshillit i thërret anëtarët e Këshillit që të deklarohen “për” propozimin, pa thërritje të deklarohen “kundër”, gjegjësisht “të përmbajtur”.

Anëtari i Këshillit në procedurën për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit me votim publik, ka të drejtë të përcaktohet gjegjësisht të votojë “për” vetëm për njërin kandidat.

Neni 42

Nëse në rrethin e parë asnjëri nga kandidatët për kryetar të Këshillit nuk e ka fituar shumicën e votave të nevojshme, fillon qasja drejt rrethit të dytë të votimit për dy kandidatët, të cilët në rrethin e parë kanë fituar numër më të madh votash.

Neni 43

Nëse në rrethin e parë disa kandidatët kanë fituar numër të njejtë votash, për arsye se nuk mund të caktohen dy kandidatë që kanë numër më të madh votash, votimi përsëritet vetëm për kandidatët që kanë numër të njejtë votash, me qëllim që të përcaktohen dy kandidatë për të cilët do të votohet në rrethin e dytë.

Neni 44

Nëse edhe pas rrethit të dytë asnjëri nga dy kandidatët nuk e ka fituar numrin e nevojshëm të votave, përsëritet procedura për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit.

4. Zgjedhja e kryetarit të Këshillit me votim të fshehtë

Neni 45

Zgjedhja e kryetarit të Këshillit mund të bëhet me vota të fshehta, nëse për propozimin e tillë të anëtarit të Këshillit vendos Këshilli me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit.

Neni 46

Me votimin e fshehtë udhëheq komisioni të cilin e zgjedh Këshilli me propozimin e anëtarëve të Këshillit, i cili ka propozuar që votimi të jetë i fshehtë.

Neni 47

Votimi i fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit bëhet me fletvotime.

Në fletvotimin për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit, shkruhen emrat dhe mbiemrat e personave të propozuar për zgjedhje, gjegjësisht shkarkim edhe atë sipas radhës së propozimeve të paraqitura.

Në fletvotim, para emrit të kandidatit vehet numri rendor.

Neni 48

Fletvotimet duhet të jenë të madhësisë, ngjyrës dhe formës së njejtë.

Në çdo fletvotim vehet vula e Komunës.

Neni 49

Çdo anëtarë i Këshillit merr nga një fletvotim.

Pasi që të vërtetohet se të gjithë anëtarët e Këshillit kanë marrë nga një fletvotim, kryesuesi do t’i jep sqarimet e nevojshme për mënyrën e votimit dhe do ta caktojë kohën e nevojshme për plotësimin e fletvotimit.

Neni 50

Anëtari i Këshillit voton ashtu që rrethon numrin e radhës para emrit dhe mbiemrit të kandidatit për të cilin voton dhe përsonalisht fut fletvotimin në kutinë e votimit, të paluar ashtu që të sigurojë fshehtësinë e votimit.

Neni 51

Pasi të gjithë anëtarët e pranishëm të Këshillit do të votojnë dhe pasi që kryesuesi do të kumtojë se votimi ka përfunduar, kalohet në përcaktimin e rezultateve të votimit.

Rezultatet e votimit vërtetohen në bazë të fletvotimeve të dorëzuara.

Neni 52

Fletvotimi nga i cili nuk mund të përcaktohet qartë për cilin kandidat është votuar (janë rrethuar disa kandidatë, janë shlyer emrat e një apo më shumë kandidatëve, fletvotimi është korrigjuar, çkyer apo nuk është plotësuar), llogaritet i pavlefshëm.

Neni 53

Pas përfundimit të votimit dhe numërimit të fletvotimeve, kryetari i komisionit do ta shpall rezultatin e votimit dhe do të kumtojë sa anëtarë të Këshillit gjithsej kanë marrë fletvotime, sa kanë votuar, dhe sa vota ka fituar secili nga kandidatët.

Neni 54

Në bazë të raportit të komisionit, kryesuesi do të konstatojë, cili kandidat është zgjedhur për kryetar të Këshillit.

Neni 55

Nëse, asnjëri prej kandidatëve nuk është zgjedhur për kryetar të Këshillit në rrethin e parë të votimit, gjegjësisht nuk e ka fituar shumicën e votave të nevojshme nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit, kryesuesi do të konstatojë për cilët dy kandidatë, që kanë fituar numër më të madh votash në rrethin e parë të votimit do të votohet në rrethin e dytë.

Nëse në rrethin e parë disa kandidatë kanë fituar të njejtin numër votash, për shkak se nuk mund të caktohen dy kandidatë që kanë numër më të madh votash, votimi përsëritet vetëm për kandidatët që kanë numër të njejtë votash, me qëllim që të caktohen dy kandidatë për të cilën do të votohet në rrethin e dytë.

Neni 56

Në procedurën dhe mënyrën e votimit në rrethin e dytë, me dy kandidatë, në mënyrë adekuate zbatohen dispozitat nga kjo rregullore të cilat kanë të bëjnë me votimin në rrethin e parë.

Neni 57

Nëse asnjëri nga dy kandidatët në rrethin e dytë nuk ka fituar shumicën e nevojshme, procedura zgjedhore përsëritet në tërësi.

V. PUNA E KËSHILLIT

1. Thërritja e seancave

Neni 58

Këshilli punon në seanca të cilat i thërret kryetari i Këshillit, me iniciativën e tij.

Në rast pengimi apo mungese të kryetarit të Këshillit, seancat i thërret anëtari më i vjetër i Këshillit.

Seanca e Këshillit, në pajtueshmëri me ligjin, mund të thërritet edhe me kërkesën e kryetarit të komunës, si dhe me kërkesën e më së paku një të katërtës së anëtarëve të Këshillit, në afat prej 15 ditësh nga paraqitja e kërkesës.

Nëse kryetari i Këshillit nuk e thërret seancën me kërkesën e anëtareve të Këshillit, seancën mund ta thërrasin (ta caktojnë/konvokojnë) paraqitësit e kërkesës, ta propozojnë rendin e ditës së seancës, kurse seancën ta udhëheq kryetari të cilin do ta zgjedh Këshilli për atë seancë.

Neni 59

Ftesë për pjesëmarrje në seancën e Këshillit u dërgohet të gjithë anëtarëve të Këshillit, më së voni 7 ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e seancës.

Bashkë me ftesën, anëtarëve të Këshillit u dorëzohet edhe propozimi i rendit të ditës dhe materiali gjegjës për çështjet që propozohen në rendin e ditës.

Me përjashtim, në raste urgjente, të përcaktuara me Statut, kryetari i Këshillit mund të thërrasë seancë të jashtëzakonshme edhe në afat kohor prej më pak se 10 ditësh kurse rendin e ditës ta propozojë në vet seancën.

1. Rendi i ditës

Neni 60

Rendi i ditës të seancës së Këshillit përcaktohet me propozimin e kryetarit të Këshillit në fillim të seancës, me shumicë votash nga anëtarët e pranishëm të Këshillit.

Në propozimin e rendit të ditës, kryetari i Këshillit i vendos të gjitha çështjet të cilat deri në ditën e thërritjes së seancës i janë dorëzuar nga ana e kryetarit të komunës apo nga propozues tjerë.

Neni 61

Çdo anëtar i Këshillit në seancë mund të propozojë:

–          të ndryshohet rradhitja e propozuar e pikave të rendit të ditës;

–          ndonjë nga pikat e propozuara të heqet nga rendi i ditës;

–          rendi i ditës të plotësohet me pikë të re të rendit të ditës, por është i obliguar ta sqarojë urgjencën e atij propozimi.

Kryetari i komunës mund të propozojë plotësimin e rendit të ditës të seancës me ndonjë çështje të caktuar kurse urgjencën ta sqarojë kryetari i komunës apo përfaqësuesi të cilin ai do ta autorizojë.

Këshilli me shumicë votash të anëtarëve të pranishëm vendos veç e veç për secilin propozim për ndryshimin dhe plotësimin e rendit të ditës së propozuar.

Nëse është pranuar propozimi për heqjen e ndonjë pike të propozuar nga rendi i ditës, nuk mund të kërkohet kthim i sërishëm i asaj pike në rendin e ditës.

1. Kryesimi dhe pjesëmarrja

Neni 62

Seancën e Këshillit e kryeson kryetari i Këshillit.

Në rast të pamundësisë apo mungesës së tij, e zëvendëson anëtari më i vjetër i Këshillit.

Nëse anëtari më i vjetër i Këshillit është për ndonjë arsye nuk mundet apo nuk është i pranishëm, seancën e kryeson anëtari i Këshillit, të cilin me propozimin e një anëtari apo një grupi anëtarësh të Këshillit do ta zgjedh Këshilli me shumicë votash nga anëtarët e pranishëm të Këshillit.

Neni 63

Në punën e seancës së Këshillit, pa të drejtë vendosjeje, mund të marrin pjesë edhe përfaqësues të ftuar të shërbimeve publike, instituteteve dhe ndërmarrjeve.

Neni 64

Në seancën e Këshillit askush nuk mund të flasë para se të kërkojë dhe të merr fjalën nga kryetari.

Paraqitjet për fjalë bëhen pasiqë të fillojë diskutimi dhe mund të paraqiten deri në përfundimin e tij.

Neni 65

Anëtari i Këshillit flet nga foltorja ose nga vendi i tij nëse ka kushte teknike që të gjithë të pranishmit ta përcjellin ekspozenë e tij.

Nëse në punën e Këshillit, shfrytëzohet gjuhë tjetër, gjatë diskutimit sigurohet përkthimi, që të munden të pranishmit në seancë ta përcjellin diskutimin.

Neni 66

Kryetari kujdeset, që anëtari i Këshillit të mos pengohet gjatë fjalës së tij.

Anëtarit të Këshillit mund ti bëjë vërrejtje apo t’ia ndërpresë fjalën vetëm kryetari.

Neni 67

Kryetari u jep fjalë anëtarëve të Këshillit sipas radhës së paraqitjes së tyre.

Kryetari menjëherë do t’ia jep fjalën anëtarit të Këshillit i cili don ta merr fjalën lidhur me zbatimin apo shmangies nga dispozitat e rregullores (pyetje procedurale) apo të rendit të ditës së përcaktuar.

Fjala i këtij anëtari të Këshillit nuk mund të zgjasë më tepër se 3 minuta. Pas diskutimit të anëtarit të Këshillit, kryetari është i obliguar të jep sqarime.

Nëse anëtari i Këshillit nuk është i kënaqur nga sqarimi i dhënë, për atë çështje vendoset në seancë pa debat.

Neni 68

Kryetari do t’ia jep fjalën anëtarit të Këshillit nëse ai kërkon fjalë (replikë) që ta përmirësojë të dhënën të paraqitur josaktësisht ose ngase ka dhënë rast për mosmarrëveshje apo ka shkaktuar nevojën për t’u sqaruar personalisht edhe atë, pasi që ta përfundojë diskutimin ai që e ka shkaktuar nevojën për replikë.

Në replikën e vet, e cila nuk mund të zgjasë më tepër se 2 minuta, anëtari i Këshillit patjetër duhet të kufizohet në përmirësimin gjegjësisht në sqarimin e tij personal.

Anëtari i Këshillit të cilit i është drejtuar replika, ka të drejtë të përgjigjet në kohëzgjatje prej 1 minutë.

Anëtari i Këshillit, të drejtën e replikës dhe përgjigjen për replikën mund ta shfrytëzojë vetëm një herë gjatë debatit për një pikë të rendit të ditës.

Neni 69

Anëtari i Këshillit mund të flasë vetëm për çështjet që janë në rend të ditës.

Nëse anëtari i Këshillit largohet nga rendi i ditës, kryetari do ta thërrasë t’i përmbahet rendit të ditës.

Nëse anëtari i Këshillit edhe pas vërejtjes së sërishme nuk i përmbahet rendit të ditës, kryetari mund t’ia marrë fjalën.

1. Kufizimi i kohëzgjatjes së diskutimit

Neni 70

Me propozimin e kryetarit ose ndonjë anëtari të Këshillit, të cilin e përkrahin më se paku pesë anëtarë të Këshillit, mund të vendos, me shumicë votash të anëtarëve të pranishëm të Këshillit, për të njejtën çështje në seancë të flitet vetëm një herë, si dhe të caktohet kohëzgjatja e diskutimit, që nuk mund të jetë më pak se 5 minuta.

1. Mbajtja e rendit

Neni 71

Për mbajtjen e rendit gjatë seancës kujdeset kryetari.

Neni 72

Për cënimin e rendit të seancës, kundër anëtarit të Këshillit i cili e cënon atë , mund të shqiptohen masat vijuese: vërrejtja, marrja e fjalës dhe largimi nga seanca.

Masat e shqiptuara shënohen në proçesverbalin e seancës.

Neni 73

Vërrejtje do ti shqiptohet anëtarit të Këshillit i cili në diskutimin e tij largohet nga rendi i ditës, i cili me sjelljen e tij, me marrjen e fjalës kur kryetari nuk ia ka dhënë fjalën, me ndërhyrjen në fjalë, ose me ndonjë veprim të ngjashëm prish rendin e seancës dhe të dispozitave të kësaj rregulloreje.

Marrja e fjalës do t’i shqiptohet anëtarit të Këshillit, i cili me fjalën e tij gjatë seancës cënon rendin dhe dispozitat e kësaj rregulloreje, kurse në të njejtën seancë dy herë ka marrë vërrejtje që të mos e prish rendin e seancës dhe dispozitat e kësaj regulloreje.

Masat, vërrejtje dhe marrje e fjalës, i shqipton kryetari.

Neni 74

Masa, përjashtim nga seanca, mund të propozohet nga kryetari i Këshillit ose ndonjë anëtari të Këshillit.

Anëtari i Këshillit të cilit i shqiptohet masa përjashtim nga seanca, ka të drejtë të fjalës, me ç’rast diskutimi i tij nuk mund të zgjasë më tepër se 3 minuta.

Neni 75

Masën, përjashtim nga seanca e shqipton Këshilli pa debat me shumicë votash nga anëtarët e pranishëm të Këshillit.

Anëtari i këshillit të cilit i është shqiptuar masa përjashtim nga seanca, është i detyruar menjëherë ta lëshojë seancën dhe nuk mund të merr pjesë në seancën nga e cila është përjashtuar.

Neni 76

Nëse me masa të rregullta nuk mundet të mbahet rendi i seancës, kryetari do ta ndërpres atë.

Neni 77

Kryetari mund të udhërojë që nga salla, në të cilën mbahet seanca, të mënjanohet secilin që cënon rendin.

Neni 78

Të gjithë personat që gjenden në hapësirat e Këshillit, për deri sa zgjatë seanca, zyrtarisht janë të obliguar ti kryejnë urdhërat e kryetarit sa i takon mbajtjes së rendit.

1. Rjedha e seancës

Neni 79

Anëtarët e Këshillit kanë të drejtë, para përcaktimit të rendit të ditës së seancës, t’i bëjnë vërejtje proçesverbalit nga seanca e kaluar.

Për atë se sa janë me bazë vërejtjet, vendos Këshilli pa debat, e nëse vërrejtjet miratohen, në proçesverbal do të bëhen ndryshime të duhura.

Neni 80

Pas miratimit të rendit të ditës, kryetari i informon anëtarët e Këshillit për materialet e dorëzuara në mënyrë plotësuese apo të shpërndara para seancës dhe jep informata të tjera të rëndësishme për punën e seancës e që duhet të merren parasysh gjatë vendosjes.

Neni 81

Seanca mbahet sipas rendit të përcaktuar të ditës, kurse kryetari është i obliguar të hap debat për çdo pikë të rendit të ditës, përveç nëse me ligj, Statutin dhe me këtë rregullore është përcaktuar të vendoset pa debat.

Këshilli me shumica votash nga anëtarët e pranishëm, mund të vendos me propozimin e kryetarit të komunës apo anëtarit të Këshillit, të zhvillojë debat të përbashkët për shumicën e pikave të rendit të ditës, nëse ato kanë përmbajtje të ngjashme apo kanë lidhshmëri midis tyre, por votimi patjetër duhet të bëhet për secilën pikë të rendit të ditës në veçanti.

Këshilli me shumicë votash nga anëtarët e pranishëm mund të vendos me propozimin e kryetarit të komunës ose anëtarit të Këshillit, të bëhet ndryshimi i rendit të debatit për pikat nga rendi i ditës së miratuar.

Neni 82

Debati për çështje të caktuar zgjatë dhe zhvillohet për derisa për atë ka të paraqitur për fjalë.

Kryetari përmbyll debatin pasiqë ta vërtetojë se nuk ka më të paraqitur për fjalë.

Neni 83

Debati për disa çështje është unik.

Gjatë debatit së pari diskutohet për amendamentet nëse të tilla janë paraqitur sipas propozimit.

1. Shumicë për punë

Neni 84

Këshilli mund të punojë nëse në seacë janë të pranishëm shumica nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit.

Nëse kryetari konsideron se në seancë nuk është i pranishëm numri i mjaftueshëm i anëtarëve të Këshillit, do të kërkojë që të lexohen emrat e anëtarëve.

Leximi i emrave bëhet edhe nëse atë e kërkon ndonjë anëtari i Këshillit.

Nëse vërtetohet se në seancë nuk janë të pranishëm shumica nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit, seanca nuk mund të mbahet gjegjësisht nëse ka filluar, ndërpritet.

Në rastet e paragrafit 4 të këtij neni, kryetari e ricakton seancën duke i lajmëruar me shkrim të gjithë anëtarët e Këshillit.

1. Vendosja

Neni 85

Të plotfuqishme janë vendimet për të cilat ka votuar shumica e nevojshme e anëtarëve të Këshillit, të përcaktuar me ligj, Statutin dhe këtë rregullore.

Neni 86

Anëtarët e këshillit votojnë ashtu që deklarohen “për” apo “kundër” propozimit ose janë të përmbajtur.

Neni 87

Votimi publik bëhet me shfrytëzimin e sistemit adekuat elektronik.

Me ngritjen e dorës ose me deklarimin individual gojor.

Neni 88

Votimi me përdorimin e sistemit adekuat elektronik, bëhet në atë mënyrë që mundëson, secili anëtar i Këshillit të votojë dhe të evidentojë çdo votë të dhënë “për”, “kundër” apo “të përmbajtur”, dhe të përcaktohet numri i votave, gjegjësisht rezultati i votimit.

Neni 89

Votimi me ngritjen e dorës bëhet në atë mënyrë që kryetari i thërret anëtarët e Këshillit së pari të deklarohen, cilët janë “për” propozimin, pastaj të deklarohen cilët janë “kundër” propozimit dhe në fund të deklarohen ata që janë “të përmbajtur”.

Neni 90

Votimi me thirrje bëhet kur kryetari konsideron se nevojitet saktësisht të përcaktohet rezultati i votimit.

Votimi me thirrje bëhet edhe atëherë kur atë do ta kërkojë anëtari i Këshillit.

Gjatë këtij lloj votimi anëtarët e Këshillit, gojarisht deklarohen se janë “për”, “kundër” ose “të përmbajtur”.

Thërritjen e emrave të tyre e bën njëri nga nëpunësit e administratës komunale.

Neni 91

Votimi i fshehtë bëhet me fletvotime.

Me votimin e fshehtë udhëheq komisioni të cilin e zgjedh Këshilli me propozimin e anëtarit të Këshillit, i cili ka propozuar që votimi të jetë i fshehtë.

Neni 92

Nëse votimi i fshehtë është për nxjerrjen e ndonjë rregulle në kompetenca të Këshillit, në fletvotim saktësisht shkruhet emri i rregullës dhe i mundësohet anëtarit të Këshillit të votojë “për”, “kundër” ose “i përmbajtur”.

Neni 93

Nëse votimi fshehtë bëhet për zgjedhje apo shkarkim, në fletvotim shënohen emrat e personave të propozuar për zgjedhje, gjegjësisht shkarkim edhe atë sipas rradhës të propozimeve të paraqitura.

Në fletvotimin për zgjedhje apo shkarkim, para emrit të kandidatit, vehet numri rendor.

Neni 94

Fletvotimet duhet të jenë të së njejtës formë, ngjyre dhe madhësie.

Në çdo fletvotim vehet vula e komunës.

Neni 95

Secil anëtar i Këshillit merr nga një fletvotim.

Pasi të vëretohet se të gjithë anëtarët e Këshillit kanë marrë nga një fletvotim, kryetari do t’i jep sqarimet e nevojshme për mënyrën e votimit dhe do ta caktojë kohën e nevojshme për plotësimin e fletvotimeve.

Pas skadimit të kohës së caktuar, kryetari i thërret anëtarët e Këshillit të votojnë.

Neni 96

Anëtari i Këshillit personalisht e fut fletvotimin në kutinë e votimit, të paluar ashtu që të sigurojë fshehtësinë e votës së dhënë.

Neni 97

Gjatë votimit për zgjedhje, anëtari i Këshillit voton ashtu që e rrethon numrin rendor para emrit dhe mbiemrit të kandidatit për të cilin voton.

Gjatë votimit për shkarkim, anëtari i Këshillit voton ashtu që e rrethon numrin rendor para emrit dhe mbiemrit të personit për shkarkimin e të cilit votohet.

Fletvotimi nga i cili nuk mund të përcaktohet qartë, për të cilin gjegjësisht për çka është votuar, llogaritet i pavlefshëm.

Neni 98

Pasi të gjithë anëtarët e pranishëm të Këshillit do të votojnë dhe pasi kryetari do ta shpallë votimin të përfunduar, kalohet në përcaktimin e rezultateve nga votimi.

Rezultatet e votimit caktohen në bazë të fletvotimeve të dorëzuara.

Neni 99

Pas përfundimit të votimit dhe numërimit të fletvotimeve, kryetari i komisionit do ta shpallë rezultatin e votimit në të njejtën seancë të Këshillit dhe do të kumtojë sa anëtarë të Këshillit gjithsej kanë votuar, sa kanë qenë “për”, “kundër” ose “të përmbajtur” dhe sa fletvotime të pavlefshme ka.

1. Proçesverbalet

Neni 100

Për punën e seancës së Këshillit mbahet proçesverbal.

Proçesverbali përmban të dhënat themelore për punën e seancës, posaçërisht për numrin e të pranishmëve, emrat dhe mbiemrat e anëtarëve të Këshillit që mungojnë me arsye, rendin e ditës të miratuar në seancë, propozimet dhe amendamentet e paraqitura në seancë si dhe vendimet e marra.

Në proçesverbal regjistrohen rezultatet e votimit për çështje të caktuara.

Anëtari i Këshillit i cili në seancë ka ndarë mendimin, mund të kërkojë që në proçesverbal të futen pjesët e rëndësishme të deklaratës së tij.

Neni 101

Proçesverbali u dërgohet anëtarëve të Këshillit, bashkë me ftesën për mbajtjen e seancës së radhës.

Neni 102

Proçesverbali në të cilin gjenden vërrejtjet, gjegjësisht proçesverbali në të cilin në pajtueshmëri me vërrejtjet e miratuara janë bërë ndryshime, konsiderohet i miratuar.

Proçesverbalin e miratuar e nënshkruan kryetari i Këshillit.

Për hartimin e proçesverbalit dhe për ruajtjen e shënimeve origjinale të seancës së Këshillit, kujdeset administrata komunale.

1. Shënimet stenografike

Neni 103

Për punën e seancës së Këshillit mbahen shënime stenografike kurse sipas nevojës sigurohet edhe inçizim tonik apo video-inçizim.

Pjesë përbërëse e shënimeve stenografike janë edhe fjalimet e palexuara të anëtarëve të Këshillit të cilët në seancë gjatë debatit i kanë dorëzuar me shkrim.

Shënimet stenografike u shpërndahen anëtarëve të Këshillit, me kërkesën e tyre.

Çdo anëtar i Këshillit ka të drejtë të kërkojë që në shënimet stenografike të bëhen korigjime të fjalës së tyre, por pa ndryshime qenësore.

Për realizimin e kësaj të drejte të anëtarëve të Këshillit, kujdeset kryetari i Këshillit.

Nëse paraqitet kontest për kërkesën me bazë për t’u bërë korrigjim në shënimet stenografike, për atë kërkesën vendoset gjatë seancës pa debat.

Shënimet stenografike për punën e Këshillit ruhen në dokumentacionin e administratës komunale.

VI. KOMISIONET E KËSHILLIT

1. Komisione të përhershme dhe të përkohshme

Neni 104

Këshilli formon komisione të përhershme dhe të përkohshme.

Neni 105

Komisionet e përhershme në kuadër të fushëveprimit të tyre:

–          i shqyrtojnë propozimet për nxjerrjen e rregullave dhe akteve tjera në kompetencat e Këshillit dhe atij i paraqesin raport për mendimet dhe propozimet e tyre;

–          studiojnë dhe shqyrtojnë çështje të tjera të fushëveprimit të tyre dhe Këshillit i japin mendime dhe propozime për ato çështje.

Neni 106

Këshilli i formon komisionet e përkohshme për të studijuar çështje të caktuara që nuk bëjnë pjesë në fushëveprimin e komisioneve të përhershme, dhe në raste të tjera, kur për atë do të paraqitet nevoja.

Komisioni i përkohshëm do të pushojë së punuari kur do ta kryejë detyrën për të cilën është formuar dhe në raste të tjera, kur Këshilli do të vendos për atë.

1. Përbërja e komisioneve

Neni 107

Numri i anëtarëve të komisioneve të përhershme përcaktohet me Statut.

Përbërja, numri i anëtarëve dhe detyrat e komisioneve të përkohshme përcaktohet me aktin për formimin e trupit (organit).

Anëtarë të komisioneve të përkohshme mund të jenë, përveç anëtarëve të Këshillit, edhe punonjës shkencorë dhe profesionalë.

Neni 108

Komisionet e përhershme dhe të përkohshme kanë kryetar dhe numër të caktuar anëtarësh.

Kryetari i komisionit të përhershëm dhe të përkohshëm:

–          e organizon punën e komisionit;

–          jep iniciativë për diskutimin e disa çështjeve nga fushëveprimi i komisionit;

–          kujdeset për njoftimin e anëtarëve të komisionit dhe të Këshillit me problemet e fushëveprimit të komisionit;

–          i përgatit dhe i cakton seancat;

–          propozon rendin e ditës së seancave dhe i kryeson ato;

–          kujdeset për zbatimin e konkluzave, dhe

–          kryen edhe punë të tjera që janë të përcaktuara me këtë rregullore.

Në rast pengese apo mosprezence në seancë, kryetari e zëvendëson anëtarin i komisionit.

1. Mënyra e punës

Neni 109

Komisionet punojnë në seanca.

Kryetari i komisionit është i obliguar t’i thërrasë seancat nëse ate e kërkon kryetari i Këshillit ose më së paku tre anëtarë të komisionit, duke vënë në pah çështjen e cila duhet të vehet në rendin e ditës së seancës.

Nëse kryetari nuk thërret seancë atëherë kur është i obliguar atë ta bëjë, seancën është i obliguar ta thërret kryetari i Këshillit.

Nëse me kërkesën e më paku tre anëtarëve të komisionit, seancë nuk thërret as kryetari i komisionit, as kryetari i Këshillit, seancën do ta caktojnë anëtarët e komisionit të cilët e kanë kërkuar atë.

Ftesën për seancën me propozimin e rendit të ditës dhe materialet që do të shqyrtohen në seancë, kryetari i komisionit ua shpërndan anëtarëve të komisionit më së voni pesë ditë para ditës së mbajtjes së seancës.

Me përjashtim, kryetari mund të thërrasë seancë edhe në afat më të shkurtë.

Kryetari i komisionit për seancën e thërritur i njofton propozuesit e materialeve të cilat do t’i diskutojë komisioni, me qëllim që të caktojnë përfaqësues të cilët do të marrin pjesë në seancë.

Neni 110

Proçesverbalet dhe raportet nga seanca e komisionit i nënshkruan kryetari i komisionit.

Neni 111

Iniciativë për inkuadrimin e disa çështjeve në propozimin e rendit të ditës së seancës të komisionit, mund të japin anëtarët e Këshillit, komisione të tjera të Këshillit si dhe shërbimet publike, institutet dhe ndërmarrjet të themeluara nga qyteti.

Neni 112

Debati për çështjet që janë në rendin e ditës të seancës së komisionit, mund të përfundojë me kalimin e thjeshtë në pikën vijuese të rendit të ditës ose me sjelljen e konkluzës, për çka komisioni mund t’i paraqesë raport Këshillit.

Neni 113

Komisioni mund t’i propozojë Këshillit ta shtyejë debatin për disa çështje të cilat komisioni i ka shqyrtuar e të cilat i përmban propozimi i rendit të ditës të seancës së Këshillit.

Neni 114

Komisionet e Këshillit inicojnë shqyrtimin e çështjeve nga fushëveprimi i tyre me iniciativën e tyre kurse janë të obliguara ta shqyrtojnë secilën çështje të fushëveprimit të tyre, shqyrtimin e së cilës do ta kërkojë kryetari i Këshillit dhe kryetari i komunës.

Neni 115

Rendi i ditës së seancës së komisionit caktohet në fillim të seancës.

Neni 116

Komisionet mund të punojnë nëse në seancë janë të pranishëm shumica e anëtarëve të komisionit.

Komisionet vendosin me shumicë votash nga anëtarët e pranishëm të komisionit.

Neni 117

Kur do të vendos t’i paraqesë raport apo propozim Këshillit, komisioni cakton raportuesin e vet i cili me direktivën e komisionit, me iniciativën e vet ose me kërkesën e Këshillit, në seancën e Këshillit do ta arsyetojë qëndrimin apo propozimin e komisionit.

Neni 118

Në seancën e komisionit detyrimisht merr pjesë një përfaqësues i propozuesit.

Përfaqësuesi i propozuesit ka të drejtë që në seancën e komisionit të merr pjesë dhe të diskutojë për propozimin që e ka paraqitur.

Neni 119

Komisioni ka të drejtë të kërkojë nga propozuesi njoftim, sqarim si dhe të dhëna të tjera që i nevojiten për punë të cilat i posedon propozuesi ose është i obliguar ti grumbullojë dhe evidentojë.

Neni 120

Komisioni mundet në seancat e veta të thërrasë përfaqësues të organeve, organizatave, bashkësive dhe shoqatave, si dhe punonjës shkencorë, profesionalë dhe publikë ashtu që ata t’i paraqesin mendimet e tyre për çështjet që shqyrtohen në seancën e komisionit.

4. Fushëveprimi i komisioneve të përhershme të Këshillit

Neni 121

Këshilli i ka këto komisione të përhershme:

a)    Komisioni për çështjet e verifikimit, çështjet e mandatit dhe zgjedhje e emërime,

b)   Komisioni për financa dhe zhvillim ekonomik vendor,

c)    Komisioni për planifikimin dhe rregullimin e hapësirës, mbrojtjen e ambientit jetësor dhe të natyrës,

d)   Komisioni për punë komunale dhe komunikacion,

e)    Komisioni për veprimtari publike.

a) Komisioni për verifikim, çështjet e mandatit dhe për zgjedhje e emërime

Neni 122

Komisioni për verifikim, çështjet e mandatit dhe zgjedhje e emërime, i shqyrton origjinalin e sertifikatave të dhëna nga komisioni zgjedhor komunal për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit, bën identifikimin adekuat, ia paraqet Këshillit propozimin për verifikimin e mandateve të anëtarëve të Këshillit dhe i shqyrton ankesat lidhur me propozimet pë verifikim.

Kryetari i komisionit për verifikim, çështjet e mandatit dhe zgjedhje e emërime, është nga lista e njejta e propozuesve që ka numër më të madh mandate për anëtarë të Këshillit, të zgjedhur në zgjedhjet e drejtpërdrejta.

b) Komisioni për financa dhe zhvillim ekonomik vendor

Neni 123

Komisioni për buxhet i përcjellë, i shqyrton dhe i analizon dukuritë, problemet dhe çështjet lidhur me financimin e funksioneve të komunës; shqyrton projektin, propozimin e buxhetit dhe llogarinë përfundimtare të buxhetit; i përcjellë gjendjet me realizimin e të hyrave burimore të komunës dhe bën pasqyrimin e realizimit të të dalave të planifikuara; shqyrton çështjet nga sfera e zhvillimit ekonomik vendor dhe propozon masa nga fushëveprimi i punës së vet.

c) Komisioni për planifikimin dhe rregullimin e hapësirës dhe mbrojtjen e ambientit jetësor e të natyrës.

Neni 124

Komisioni për planifikimin dhe rregullimin e hapësirës, e ambientit jetësor e të natyrës, i shqyrton çështjet lidhur me urbanizmin, rregullimin e tokës ndërtimore, mbrojtjen dhe përparimin e ambientit jetësor (mbrojtjen nga ndotja e ajrit dhe ujit dhe pengimin e zhurmës të dëmshme) si dhe çështje tjera dhe për to i jep propozime dhe mendime Këshillit.

d) Komisioni për punë komunale dhe komunikacion

Neni 125

Komisioni për punë komunale dhe komunikacion i shqyrton çështjet nga sfera e veprimtarive komunale dhe ato të komunikacionit, shqyrton dhe studion problematikën lidhur me emërimin e rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera të infrastrukturës, si dhe shënimin e tyre dhe i shqyrton propozimet për emërimin e rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera të infrastrukturës për çka i paraqet propozim Këshillit.

e) Komisioni për veprimtari publike

Neni 126

Komisioni për veprimtari publike në kuadër të të drejtave dhe obligimeve të Komunës, i shqyrton çështjet nga sfera e kulturës dhe për to ngren iniciativa, i jep mendime dhe propozime Këshillit, lidhur me realizimin e aktiviteteve të definuara programore; zhvillimin e instituteve; mundësitë për themelimin, financimin, ndërtimin,  pajisjen dhe mirëmbajtjen e instituteve në pajtueshmëri me ligjin; çështjet që kanë të bëjnë me themelimin, financimin, ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen e instituteve nga sfera e sportit, çështjet nga sfera e mbrojtjes sociale dhe fëmijërore, edukimin parashkollor, arsimimin fillor dhe të mesëm, mbrojtjen themelore shëndetësore dhe çështje të tjera nga sfera e veprimtarive shoqërore dhe për to i jep mendime dhe propozime Këshillit.

5. Dispozitat e posaçme për zgjedhjen dhe shkarkimin e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve

Neni 127

Zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të komisionit të Këshillit bëhet tërësisht në bazë të listave të propozuara.

Listë mund ta propozojë secili anëtar i Këshilit apo një grup këshilltarësh.

Lista e propozuar vehet në rendin e ditës të seancës së Këshillit vetëm nëse të gjithë kandidatët e propozuar për anëtarë të komisionit, kanë dhënë deklaratë me të cilën e pranojnë kandidaturën.

Listat e kandidatëve i dorëzohen kryetarit të Këshillit i cili ia paraqet komisionit për verifikim, zgjedhje e emërime.

Zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të komisionit bëhet me votim publik, me shumicë të anëtarëve të pranishëm të Këshillit.

Neni 128

Zgjedhja për shkak të ndërrimit të ndonjë anëtari të komisionit bëhet në bazë të propozimeve individuale, me votim publik, me shumicë të anëtarëve të pranishëm të Këshillit.

Neni 129

Propozim për shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të komisionit mund të jep komisioni, një anëtarë i Këshillit apo kryetari i Këshillit.

Për propozimin për shkarkim vendos Këshilli, me votim publik, me shumicën e votave të anëtaëve të pranishëm të Këshillit.

VII. PROGRAMIMI I PUNËS

Neni 130

Puna e Këshillit zhvillohet sipas programit për punën e Këshillit.

Programin e punës e nxjerr Këshilli për një vit kalendarik me propozimin e komisionit të cilin e formon Këshilli nga rradhët e anëtarëve të vet.

Neni 131

Bazë për përpilimin e programit për punën e Këshillit janë punët që me ligj janë vënë në kompetencat e Këshillit.

Neni 132

Propozime për përfshirjen e disa detyrave dhe punëve në programin e punës së Këshillit mund të paraqesin:

–          anëtarët e Këshillit, komisionet, trupat e posaçme të komunës dhe kryetari i komunës;

–          organet e administratës shtetërore;

–          shërbimet publike, institutet dhe ndërmarrjet të themeluara nga komuna, ndërmarrjet publike që kryejnë punë me rëndësi dhe interes për komunën;

–          format e vetvendosjes vendore;

–          shoqatat e qytetarëve; dhe

–          subjekte të tjerë të interesuar.

Neni 133

Programi i punës së Këshillit përmban posaçërisht:

–          emrin e vendimeve dhe të akteve dhe çështjeve tjera të përgjithshme, gjegjësisht temat që i shqyrton Këshilli;

–          subjektet e obliguar për përgatitjen e akteve dhe materialeve tjera dhe subjektet që bashkëpunojnë në kryerjen e detyrave dhe punëve;

–          propozues të akteve dhe materialeve tjera;

–          organe shtetërore nga të cilët do të kërkohet pajtueshmëria për aktet, nëse dhënia e pajtueshmërisë është paraparë me ligj; dhe

–          afatet në të cilat disa punë duhet të kryhen.

Në programin e punës shënohet cilat dokumente jepen për diskutim publik profesional apo të ndonjë forme tjetër të deklarimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Neni 134

Subjektet e obliguara janë të detyruara në afatet e parashikuara që ato akte dhe materiale t’ia paraqesin Këshillit për shqyrtim dhe miratim.

Nëse për shkaqe të caktuara nuk mund të bëhet ajo, ata janë të obliguar që në kohë ta informojnë Këshillin dhe ti paraqesin shkaqet për shkak të të cilave nuk kanë mundur t’i kryejnë detyrat programore në afatin e parashikuar.

VIII. TRANSPARENCA NË PUNËN E KËSHILLIT

Neni 135

Këshilli e informon opinionin për çështjet që shqyrtohen dhe për të cilat vendoset në Këshill, për vendimet dhe qëndrimet e veta për ato çështje, si dhe për punën e komisioneve, me ç’rast zhvillon dhe shfrytëzon forma të ndryshme të informimit.

Neni 136

Përfaqësuesit e mjeteve të informimit publik kanë të drejtë të marrin pjesë në seancat e Këshillit dhe të komisioneve dhe ta informojnë opinionin me punën e tyre.

Për seancën e Këshillit në të cilën diskutohet ndonjë çështje pa praninë e opinionit, Këshilli mund ta informojë opinionin përmes lëshimit të kumtesave.

Neni 137

Përfaqësuesve të mjeteve të informimit publik u jepen në disponim projektet dhe propozimet e rregullave, materialet informative dhe ato të dokumentacionit, raportet për punën e komisioneve të Këshillit dhe proçesverbalet nga seancat e Këshillit, përveç nëse ndonjë çështje shqyrtohet pa praninë e opinionit.

Neni 138

Këshilli mund të vendosë që ndonjë projekt, gjegjësisht propozim të ndonjë vendimi të caktuar apo akti tjetër të përgjithshëm i cili debatohet në Këshill, të shpallet përmes shtypit apo publikimit të posaçëm.

Neni 139

Këshilli për shkak të informimit të opinionit për punën e vet, mund të vendosë që të jep kumtesë zyrtare për mjetet e informimit publik.

Neni 140

Konferencë për shtyp për çështjet në kompetencat e Këshillit, gjegjësisht lidhur me punën e tij, mban kryetari i Këshillit, me iniciativën e vet ose atëherë kur do të vendosë Këshilli.

Kryetari i Këshillit, gjegjësisht Këshilli, mund të caktojnë një anëtar tjetër të Këshillit, i cili do ta mbajë pres-konferencën.

IX. AKTET E KËSHILLIT

Neni 141

Këshilli nxjerrë rregulla për rregullimin e çështjeve nga kompetencat e veta dhe përcjellë zbatimin e tyre.

Këshilli nxjerrë Statutin, rregulloren e Këshillit, buxhetin dhe llogarinë vjetore për realizimin e buxhetit, programe, plane, vendime, rregullore, rekomandime, konkluza dhe akte tjera.

Dispozitat e kësaj rregulloreje, që kanë të bëjnë me procedurën për marrjen e vendimeve, zbatohen në mënyrë adekuate edhe gjatë procedurës për nxjerrjen e rregullave dhe akteve tjera nga paragrafi 2 i këtij neni, nëse me ligj dhe me Statut nuk është përcaktuar ndryshe.

Neni 142

Me rekomandim vehet në pah rëndësia e disa çështjeve që kanë të bëjnë me gjendjet dhe ecuritë rrjedhëse në një sferë të caktuar ose me kryerjen e vendimeve dhe akteve tjera të përgjithshme të Këshillit dhe shprehet mendimi i Këshillit për ato çështje.

Me rekomandimin vehen në pah të drejtat dhe obligimet e subjekteve, të cilëve u drejtohen ato dhe masat që duhet t’i ndërmarrin për zgjidhjen e atyre çështjeve.

Rekomandimi nuk ka karakter obligativ dhe ai u drejtohet subjekteve me të cilët ka të bëjë, me qëllim që ata ta shqyrtojnë, të marrin qëndrim dhe aksionin e tyre ta orjentojnë drejt çështjeve me të cilat ka të bëjë rekomandimi dhe për atë ta informojnë Këshillin.

Neni 143

Këshilli, me konkluzë në kuadër të fushëveprimit të vet mund t’i përcaktojë obligimet e Kryetarit të komunës dhe të shërbimeve publike të themeluara nga Komuna, lidhur me përgatitjen e vendimeve apo të akteve tjera të përgjithshme ose lidhur me kryerjen e punëve tjera nga fushëveprimi i tyre.

Këshilli, me konkluzë përcakton vlerësime, gjegjësisht konstatime për gjendjet dhe merr qëndrime dhe pikëpamje lidhur me çështjet të cilat i diskuton.

Neni 144

Vendimi është akt konkret dhe përfundimtar me të cilin Këshilli vendosë për çdo punë.

Neni 145

Rregullat dhe aktet tjera të përgjithshme dhe të veçanta të nxjerra në seancën e Këshillit, i nënshkruan kryetari i Këshillit.

Në origjinalin e rregullave dhe akteve tjera vehet vula e Komunës.

Origjinali i rregullave dhe i akteve tjera të Këshillit ruhet në arkivin e Komunës.

Për ruajtjen dhe evidencën e origjinaleve të rregullave dhe akteve tjera të Këshillit, kujdeset administrata komunale.

X. MARJA E VENDIMEVE

1. Ngritja e procedurës

Neni 146

Vendimet nga kompetencat e veta i sjell Këshilli me propozimin e Kryetarit të Komunës apo të ndonjë anëtari të Këshillit.

Propozim për marrjen e vendimit nga kompetencat e Këshillit, mund të paraqesin edhe komisionet kompetente të Këshillit.

Neni 147

Këshilli merr vendime nga kompetencat e veta dhe me iniciativën e anëtarëve të Këshillit, shërbimeve publike, instituteve dhe ndërmarrjeve, formave të vetvendosjes vendore, shoqatave të qytetarëve, qytetarëve dhe subjekteve tjera. Iniciativa i paraqitet kryetarit të Këshillit, i cili ia dorëzon Kryetarit të Komunës për të dhënë mendim lidhur me të.

Nëse Kryetari i Komunës konsideron se nuk ka nevojë për marrjen e vendimit, për këtë do ta informojë kryetarin e Këshillit dhe paraqitësin e iniciativës duke i vënë në pah shkaqet.

Nëse paraqitësi i iniciativës konsideron se shkaqet nuk janë të arsyeshme, ai iniciativën e vet mundet sërish t’ia paraqet Këshillit përmes kryetarit.

Iniciativa e sërishme për marrjen e vendimit diskutohet në seancën e Këshillit, bashkë me mendimin e Kryetarit të Komunës.

Pasi ta shqyrtojë iniciativën e sërishme, Këshilli mundet me konkluzë ta obligojë Kryetarin e Komunës të përgatisë dhe të paraqesë propozim-vendim.

Këshilli do ta njohtojë paraqitësin e iniciativës për qëndrimin që do ta merr pas iniciativës së sërishme për marrjen e vendimit.

2. Propozim-vendimi

Neni 148

Kryetari i komunës dhe propozuesit tjerë, propozimet e tyre për rregullimin e çështjeve të caktuara nga kompetencat e Këshillit i paraqesin në formë propozim-vendimesh.

Me përjashtim, vendimi mund të paraqitet në formë projekti.

Statuti dhe buxheti i komunës detyrimisht paraqiten në formë projekti dhe nxjerren në dy faza.

Neni 149

Propozimi i vendimit i përmban shkaqet për të cilat duhet të merret vendimi, përmbajtjen e vendimit dhe sqarimin.

Neni 150

Shkaqet për marrjen e vendimit përmbajnë:

–          bazat juridike në bazë të të cilave mund të rregullohen çështjet adekuate;

–          qëllimin që dëshirohet të arrihet me rregullimin e marrëdhënieve në mënyrën e propozuar, si dhe pasojat që do të dalin nga vendimet e propozuara; dhe

–          mjetet financiare të nevojshme për zbatimin e vendimit dhe mënyrën e sigurimit të atyre mjeteve.

Neni 151

Përmbajtja e vendimit që propozohet të merret, përgatitet në lloj dispozite të formuluar në mënyrë juridike.

Neni 152

Teksti i vendimit patjetër duhet të jetë i sqaruar.

Sqarimi posaçërisht përfshin: bazat juridike për rregullimin e marrëdhënieve që i përmban vendimi; shkaqet për të cilat merret vendimi; vlerësimin i gjendjeve në sferën që duhet të rregullohet me vendim dhe zbatimin e rregullave ekzistuese në atë sferë; mjetet financiare të nevojshme për zbatimin e vendimit dhe mënyrën e sigurimit të tyre, vallë zbatimi i vendimit tërheq obligime materiale për qytetarët, subjektet ekonomike e të tjera, si dhe rrethana të tjera me rëndësi për çështjet që rregullohen me vendimin.

Arsyetimit të vendimit me të cilin bëhen ndryshime dhe plotësime të vendimit ekzistues, i bashkëngjiten edhe dispozitat e vendimit që ndryshohet gjegjësisht plotësohet.

Neni 153

Këshilli me propozimin e anëtarëve të Këshillit ose nga komisioni rregullativ, mund të sjellë konkluzë se, për arsye që me vendimin rregullohet materie e ndërlikuar dhe voluminoze, si dhe në raste të tjera kur do të vlerësojë se ajo është e nevojshme, propozimi i paraqitur të diskutohet dhe të përcaktohet si projekt.

Pas përfundimit të debatit, Këshilli me konkluzë i përcakton qëndrimet dhe vërrejtjet ndaj projektit dhe ia drejton propozuesit, që t’i ketë parasysh gjatë përpunimit të propozimit-vendimit.

Këshilli, me konkluzë mund të caktojë edhe afat, gjatë të cilit propozuesi duhet ta përgatisë dhe t’ia paraqesë propozimin Këshillit.

Neni 154

Propozuesi është i obliguar në sqarimin e propozimit ashtu të përpunuar posaçërisht t’i paraqet shkaqet për mendimet dhe vërrejtjet e papranueshme për projektin.

Me propozimin paraqitet edhe dokumentacioni shoqërues për çështje të ndërlikuara dhe voluminoze, posaçërisht të dhënat për mënyrën e sigurimit të mjeteve financiare të nevojshme për zbatimin e vendimit.

3. Diskutimi për vendimin

Neni 155

Debati për vendimin, në seancën e Këshillit sipas rregullës është unik nëse Këshilli nuk vendos të zhvillojë debat sipas pjesëve të vendimit gjegjësisht neneve.

Neni 156

Këshilli mund të vendosë të zhvillojë debat të veçantë parimisht për të sqaruar shkaqet dhe nevojën e marrjes së vendimit të propozuar dhe debat për përmbajtjen e vendimit.

Gjatë debatit për propozimin, parimisht mund të jepen mendime, të kërkohen sqarime dhe të inicohen çështje të tjera lidhur me shkaqet e marrjes së vendimit, bazat juridike dhe përshtatshmërinë e vendimit.

Neni 157

Propozuesi i vendimit, gjegjësisht përfaqësuesi i tij ka të drejtë që gjatë tërë debatit për vendimin të jep sqarime, arsyetime dhe t’i paraqet mendimet e veta.

Neni 158

Kryetari i komunës, gjegjësisht përfaqësuesi të cilin ai e ka autorizuar, mund të merr pjesë në tërë procesin e debatit që zhvillohet për vendimin, në seancën e Këshillit edhe kur nuk është propozues i vendimit.

Propozuesi mund ta tërheq propozimin e vendimit në çdo moment, deri në përmbylljen e debatit.

4. Amendamente

Neni 159

Amendamente paraqiten për ndryshimin dhe plotësimin e vendimeve që i përmban propozimi i vendimit për të cilin zhvillohet debat në seancën e Këshillit.

Neni 160

Amendamenti paraqitet me shkrim.

Amendamenti patjetër duhet të jetë i sqaruar.

Nëse amendamenti përmban dispozita me të cilat angazhohen mjete financiare, propozues i amendamentit është i olbiguar njëkohësisht të vejë në pah edhe mundësitë për sigurimin e atyre mjeteve.

Neni 161

Amendamenti mundet të paraqitet më së voni tre ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e seancës së Këshillit në të cilën do të diskutohet për propozim- vendimin, kurse paraqitet përmes kryetarit të Këshillit.

Neni 162

Kryetari i Këshillit menjëherë ua shpërndan amendamentin të gjithë anëtarëve të Këshillit dhe Kryetarit të Komunës edhe kur ai nuk është propozues i vendimit.

Amendamentin e propozimit të vendimit, kryetari i Këshillit ia dorëzon edhe komisionit rregullativ, që ta lexojë dhe Këshillit t’i paraqet raport.

Neni 163

Nëse amendamenti i propozimit-vendimit përmban dispozita me të cilat angazhohen mjetet financiare, kryetari i Këshillit, amendamentin menjëherë do t’ia paraqesë edhe komisionit në kompetencat e të cilit bëjnë pjesë çështjet e buxhetit, që ai ta studiojë ndikimin e amendamentit ndaj mjeteve të cilat i posedon dhe për burimet e mundshme për financimin e zgjidhjeve të propozuara dhe për atë ta informojë Këshillin.

Neni 164

Një anëtar i Këshillit, me përjashtim, mund të paraqet amendament për propozim-vendimin në seancën e Këshillit, gjatë debatit për atë propozim.

Amendamenti paraqitet me shkrim dhe patjetër duhet të përmbajë sqarim.

Neni 165

Propozuesi i vendimit mund të paraqet amendament deri në përfundimin e debatit për propozim-vendimin.

Kryetari i komunës mund të paraqesë amendamente edhe për propozim- vendime të cilat nuk i ka paraqitur ai, edhe atë, deri në përfundimin e debatit për propozim-vendimin.

Amendamenti i propozuesit të vendimit dhe amendamenti me të cilin ai është pajtuar, konsiderohen pjesë përbërëse e propozimit të vendimit.

Neni 166

Kur amendamenti paraqitet gjatë diskutimit të propozimit të vendimit, kryetari i Këshillit do ta ndërpresë seancën dhe do të japë pauzë që të munden paraqitësit ta përgatisin amendamentin.

Neni 167

Nëse miratimi i amendamentit do të shkaktonte ndryshime qenësore të tekstit të propozim-vendimit, për amendamentin nuk mund të vendoset në seancën e Këshillit, përderisa komisioni kompetent dhe komisioni rregullativ nuk i paraqesin Këshillit raport për atë amendament.

Neni 168

Për amendamentin zhvillohet debat i posaçëm në seancën e Këshillit.

Për amendamentin ka të drejtë të deklarohet propozuesi i vendimit dhe informuesi i komisionit i cili ka diskutuar për vendimin.

Kryetari i Komunës ka të drejtë të deklarohet për amendamentin edhe kur ai nuk e ka paraqitur propozimin e vendimit.

Neni 169

Për amendamentin e propozim-vendimit, të paraqitur gjatë debatit për propozimin e vendimit, Këshilli mund të vendosë ta shtyejë debatin që ta vazhdojë në njërën nga seancat e ardhshme ose të ndërpritet përderisa komisioni kompetent dhe komisioni rregullativ nuk e studiojnë amendamentin.

Këshilli do ta shtyejë debatin për propozimin e vendimit nëse propozuesi i vendimit, kryetari i komunës apo komisioni kompetent dhe komisioni rregullativ, kërkojnë që vendosja për amendamentin të shtyhet që të munden amendamentin ta studiojnë dhe të deklarohen për të.

Neni 170

Për amendamentet vendoset para se të diskutohet për propozimin e vendimit për të cilin paraqitet amendamenti.

Neni 171

Nëse në të njejtin nen nga propozim-vendimi paraqiten dy apo më shumë amendamente të ndryshme, për amendamentet votohet sipas rendit të paraqitjes së tyre.

Neni 172

Nëse për ndonjë nga amendamentet propozohet shlyerja e ndonjë neni nga propozim-vendimi, së pari votohet për atë amendament dhe nëse ai amendament miratohet, nuk do të votohet për amendamentet tjera të atij neni.

5. Procedura urgjente për marrjen e vendimit

Neni 173

Vendim mund të merret edhe me procedurë urgjente në seancë të rregullt apo të jashtëzakonshme të Këshillit.

Propozimi i vendimit që propozohet të merret me procedurë urgjente mund të paraqitet në vet seancën.

Me procedurë urgjente mund të merret vetëm vendim me të cilin rregullohen ato çështje për rregullimin e të cilave ekziston nevojë e vërtetë e pashtyeshme dhe nëse shtyerja e rregullimit të atyre çështjeve do të kishte pasoja të mëdha.

Neni 174

Keshilli hap debat që për arsyeshmërinë e propozimit të merr vendim me procedurë urgjente.

Nëse Këshilli e miraton propozimin që vendimi të merret me procedurë urgjente, i qaset debatit për propozimin e vendimit.

Neni 175

Këshilli mundet para apo gjatë debatit, të kërkojë nga komisioni rregullativ urgjentisht të paraqesë mendimin dhe propozimin e tij për propozimin e vendimit.

Neni 176

Për propozimin e vendimit që merret me procedurë urgjente, çdo anëtar i Këshillit mund të paraqet amendament deri në përmbylljen e debatit.

Nëse me miratimin e amendamentit do të shkaktoheshin ndryshime qenësore në tekstin e propozimit të vendimit gjegjësisht nëse me amendamentin angazhohen mjete financiare, në mënyrë të obligueshme do të kërkohet mendim nga komisioni kompetent për çështje financiare dhe nga komisioni rregullativ.

Komisioni rregullativ dhe komisioni kompetent për çështje financiare janë të obliguar menjëherë ta shqyrtojnë amendamentin dhe Këshillit t’i paraqesin raport.

6. Debat publik dhe profesional mbi projekt-dispozitat

Neni 177

Këshilli në mënyrë të pavarur, me propozimin e Kryetarit të Komunës ose kur është paraparë me ligj, do të nxjerrë konkluzë për organizimin e debatit publik apo profesional për projektin e vendimeve dhe akteve tjera të përgjithshme, për të cilat vlerësohet se janë me rëndësi të posaçme për qytetarët e komunës.

Neni 178

Kur do të vendosë që projekt-vendimi apo ndonjë akt tjetër të vehet në diskutim dhe debat profesional, Këshilli do të përcaktojë:

–          projekti i vendimit dhe akti tjetër i përgjithshëm të shpallen që të jenë të kapshëm për qytetarët dhe subjektet tjera të interesuara;

–          të sigurohet marrja dhe shqyrtimi i mendimeve dhe propozimeve të dhëna gjatë debatit, dhe

–          të përgatitet dhe Këshillit t’i dorëzohet raport për rezultatet e debatit.

Për kryerjen e detyrave nga paragrafi 1 i këtij neni, Këshilli mund të formojë trupa të posaçëm punues.

Nëse projekti i vendimit dhe ndonjë akt tjetër i përgjithshëm që vehen në debat është paraqitur nga kryetari i komunës, Këshilli mund të konkludojë që detyrat nga paragrafi 1 i këtij neni t’i kryejë Kryetari i Komunës apo trupi punues të cilin do të formojë ai.

Neni 179

Projekti i vendimit dhe ndonjë akt tjetër i përgjithshëm që vehen në debat, shpallen në gazetat ditore apo si botim i veçantë.

Ndaj projektit të vendimit dhe ndonjë akti tjetër të përgjithshëm shpallet edhe thirrja drejtuar qytetarëve dhe subjekteve tjera të interesuara, të japin mendimet dhe propozimet e tyre.

Në thirrje theksohet, kujt i drejtohen mendimet dhe propozimet si dhe afati, deri kur ata mund të jepen.

Afati për caktimin e debatit nuk mund të jetë më pak se 30 ditë.

Neni 180

Raporti për rezultatet e debatit, i përfshin mendimet dhe propozimet e paraqitura në debat.

Raporti i dorëzohet propozuesit të vendimit.

Pasi që ta merr raportin për rezultatet e debatit, propozuesi i vendimit do të përgatisë propozim-vendim me ç’rast do t’i ketë parasysh mendimet dhe sugjerimet e paraqitura në seancën e Këshillit për projektin e vendimit dhe mendimet e propozimet e paraqitura gjatë debatit.

Propozimit të vendimit drejtuar Këshillit i bashkangjitet edhe raporti për rezultatet e debatit bashkë me qëndrimet e propozuesit të vendimit për mendimet dhe propozimet e dhëna në debat.

Neni 181

Në organizimin dhe zhvillimin e debatit publik realizohet bashkëpunim me bashkësitë vendore, gjegjësisht format tjera të vetvendosjes vendore, kurse në organizimin dhe zhvillimin e debatit profesional, me organizata dhe bashkësi profesioniste gjegjësisht shoqata qytetarësh.

XI. SHQYRTIMI I RAPORTEVE, ANALIZAVE DHE MATERIALEVE TJERA

Neni 182

Shqyrtimi i raporteve, analizave dhe materialeve tjera të Këshillit, mund të bëhet thjesht, duke kaluar në pikën vijuese të rendit të ditës të përcaktuar të Këshillit gjegjësisht të komisionit, ose me nxjerrjen e konkluzës.

XII. DHËNIA E PAJTUESHMËRISË STATUTEVE, RAPORTEVE DHE LLOGARIVE VJETORE

Neni 183

Këshilli vendos me vendim për dhënien e pajtueshmërisë apo për refuzimin e kërkesës për dhënien e pajtueshmërisë Statutit të shërbimit publik, institutit dhe ndërmarrjeve të themeluara nga komuna si dhe subjekteve tjera për të cilat me ligj është përcaktuar që Këshilli të jep pajtueshmëri.

Nëse Këshilli nuk jep pajtueshmëri, do ta obligojë Kryetarin e Komunës dhe subjektin i cili kërkon pajtueshmëri për statutin të bëjnë harmonizimin e statutit lidhur me çështjet që kanë qenë shkak që të mos jepet pajtueshmëria e kërkuar.

Neni 184

Statutet në mënyrë të obligueshme i dorëzohen kryetarit të komunës ashtu që ai të jep mendimin për to, në afat prej 30 ditës, nga dita e marrjes së statutit.

Neni 185

Në seancën e Këshillit në të cilën diskutohet për dhënien e pajtueshmërisë statutit të shërbimit publik për të cilat me ligj është përcaktuar që Këshilli të jep pajtueshmërinë, thërritet edhe një përfaqësues i paraqitësit të statutit.

Neni 186

Statuti të cilit i është dhënë pajtueshmëria zbatohet nga dita e nxjerrjes së tij nga organi kompetet i shërbimit publik, institutit dhe ndërmarrjeve ta themeluara nga komuna, si dhe subjekteve tjera për të cilët me ligj është përcaktuar me ligj që Këshilli të jep pajtueshmërinë.

XIII. RAPORTET E KËSHILLIT ME KRYETARIN E KOMUNËS

Neni 187

Kryetari i Komunës ka të drejtë dhe obligim të jetë i pranishëm dhe të merr pjesë në punën e seancës së Këshillit.

Neni 188

Kryetari i Komunës mund të përcaktojë përfaqësuesin e tij për seancat e Këshillit dhe të komisioneve.

Përfaqësuesi i Kryetarit të Komunës merr pjesë në seancat e Këshillit dhe të komisioneve dhe jep informata dhe sqarime për propozimin e aktit dhe çështjeve tjera që janë në rend të ditës të seancës.

Neni 189

Kryetari i Këshillit dhe kryetarët e komisioneve në mënyrë të obligueshme e informojnë Kryetarin e Komunës për seancat e caktuara.

XIV. RAPORTET E KËSHILLIT ME SHËRBIMET PUBLIKE, INSTITUTET DHE NDËRMARRJET

Neni 190

Këshilli mund të kërkojë nga Kryetari i Komunës ose nga organet e udhëheqjes së shërbimeve publike që i ka themeluar komuna, raport për gjendjet në një sferë të caktuar, për zbatimin e politikës dhe realizimin e rregullave dhe akteve tjera të përgjithshme që i ka sjellur Këshilli në kuadër të kompetencave të veta, si dhe për detyra tjera për të cilat janë të autorizuar nga ana e Këshillit.

Këshilli mundet, me përjashtim, të caktojë afat gjatë të cilit shërbimet publike, institutet dhe ndërmarrjet e themeluara nga Komuna, janë të obliguara të paraqesin raport.

Shërbimet publike, institutet dhe ndërmarrjet e themeluara nga Komuna munden edhe me vet-iniciativë ta informojnë Këshillin për gjendjen në sferën përkatëse, për zbatimin e politikës dhe për realizimin e rregullave dhe akteve tjera të përgjithshme që i ka sjellur Këshilli, si dhe për çështje të tjera nga fushëveprimi i tyre.

Neni 191

Këshilli dhe komisionet e tij në kuadër të fushëveprimit të vet mund të kërkojnë që, shërbimet publike, institutet dhe ndërmarrjet:

–          të studiojnë një çështje të caktuar nga fushëveprimi i tyre dhe për atë t’u paraqesin raport;

–          t’i informojnë për gjendjen dhe dukuritë nga sfera e fushëveprimit të tyre;

–          t’i informojnë për zbatimin e politikës që e ka përcaktuar Këshilli dhe për realizimin e vendimeve, rregullave dhe akteve tjera të përgjithshme dhe për disa çështje nga sfera e fushëveprimit të vet;

–          të përgatisin propozim-vendim të ndonjë rregulle apo akti tjetër të përgjithshëm nga sfera e fushëveprimit të tyre; dhe

–          t’ua paraqesin të dhënat me të cilat posedojnë apo të cilat janë të obliguar që në kuadër të fushëveprimit të vet t’i grumbullojnë dhe evidentojnë si dhe materialet tjera të nevojshme për punën e Këshillit dhe trupat e tij punues.

Nëse subjekti nga paragrafi 1 i këtij neni konsideron se nuk mund të veprojë sipas kërkesës së Këshillit dhe komisionit të tij, do t’i informojë për atë Këshillin, komisionin dhe Kryetarin e Komunës, me ç’rast do ti paraqet edhe shkaqet për të cilat nuk mund ta bëjë atë.

Neni 192

Këshilli dhe komisionet i njoftojnë shërbimet publike, institutet dhe ndërmarrjet për seancat në të cilat do të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me sferën e fushëveprimit të tyre, në mënyrë që në to të marrin pjesë përfaqësuesit e tyre.

Neni 193

Personat udhëheqës kanë të drejtë dhe obligim të marrin pjesë në punën e seancave të Këshillit, kur në ato seanca diskutohet propozimi i aktit me të cilin rregullohen çështje që kanë të bëjnë me shërbimet publike, institutet dhe ndërmarrjet, me të cilat ata udhëheqin ose çështje tjetër që ka të bëjë me sferën e fushëveprimit të tyre.

Në seancën e Këshillit, personat udhëheqës japin informata dhe sqarime për çështjet që shqyrtohen, kurse janë të obliguar, me kërkesë, të japin edhe informata dhe sqarime të tilla edhe me shkrim.

Neni 194

Personat udhëheqës janë të obliguar me kërkesën e komisioneve të Këshillit të marrin pjesë në punën e seancave të tyre, kur shqyrtohet propozimi i aktit me të cilin rregullohen çështje që kanë të bëjnë me fushëveprimin e shërbimeve publike, instituteve dhe ndërmarrjeve, me të cilat udhëheqin ata.

Neni 195

Nëse personi udhëheqës nuk mund të merr pjesë në punën e seancës së Këshillit apo të trupit punues, mund të caktojë një përfaqësues të tij i cili do të merr pjesë në punën e seancës.

XV. RAPORTET E KËSHILLIT ME KËSHILLAT E KOMUNAVE

Neni 196

Raportet e ndërsjella të Këshillit me këshillat e komunave tjera realizohen në suazat e përcaktuara me ligj, statutin e komunës dhe me këtë rregullore.

Këshilli bashkëpunon me këshillat e komunave tjera dhe zhvillon me to raporte të ndërsjella në realizimin e detyrave me interes të përbashkët posaçërisht në aspekt të krijimit të kushteve sa më të volitshme për realizimin e të drejtave të qytetarëve.

Neni 197

Këshilli mund të bashkëpunojë me këshillat e komunave në procedurën për përgatitjen e rregullave dhe akteve tjera me interes të përbashkët, për të harmonizuar qëndrimet dhe për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta organizative dhe të tjera për kryerjen e kompetencave të komunave.

Neni 198

Bashkëpunimi i Këshillit të komunës me këshillat e komunave tjera bazohet mbi parimet e barazisë dhe koordinimit në të gjitha fazat e përgatitjes dhe zbatimit të rregullave dhe akteve tjera me interes të përbashkët.

Neni 199

Bashkëpunimi i Këshillit me këshillat e komunave tjera, mund të bëhet përmes këmbimit të informatave, dokumentacionit dhe materialit tjetër, me formimin e grupit të përbashkët të punës për studimin e çështjeve të caktuara me interes për komunat, si dhe përmes llojeve tjera të bashkëpunimit të ndërsjellë.

XVI. KRYERJA E PUNËVE PROFESIONALE TË KËSHILLIT

Neni 200

Punët profesionale dhe ato të tjera për nevojat e Këshillit dhe të komisioneve të tij dhe për anëtarët e Këshillit i kryen administrata komunale.

Administrata komunale:

–          merr pjesë në përgatitjen e programit të punës të Këshillit,

–          merr pjesë në përgatitjen e seancave të Këshillit dhe të trupave punues,

–          merr pjesë në përgatitjen e vendimeve dhe akteve tjera të përgjithshme dhe materialeve tjera,

–          u jep ndihmë profesionale anëtarëvet të Këshillit, kryen punë informative – dokumentuese për nevojat e Këshillit,

–          siguron kushte të domosdoshme për punën e anëtarëve të Këshillit, dhe

–          kryen punë administrative-teknike dhe punë të tjera për nevojat e Këshillit dhe komisioneve.

XVII. NDRYSHIMI I RREGULLORES

Neni 201

Iniciativë për ndryshimin e Rregullores mund të paraqesin anëtarët e Këshillit, të komisioneve, kryetari i komunës dhe subjektet tjera.

Për iniciativën për ndryshimin Rregullores vendos Këshilli.

Neni 202

Pas pranimit të iniciativës për ndryshimin e rregullores, Këshilli formon Komisionin për rregullore i cili përgatit projekt-vendim për ndryshimin e rregullores.

Projekti-vendimin për ndryshimin e rregullores e përcakton Këshilli dhe me konkluzë e obligon Komisionin për rregullore të përgatis propozim-vendim për ndryshimin e rregullores, me ç’rast i merr parasysh mendimet dhe vërrejtjet e paraqitura në debatin para Këshillit dhe trupat e tij punues.

XVIII. DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

Neni 203

Me hyrjen në fuqi të kësaj rregulloreje pushon të vlejë Rregullorja e Këshillit të komunës së Bërvenicës dhe Vendimi për organizimin e shërbimit profesional?

Neni 204

Kjo Rregullore hyn në fuqi ditën e tetë nga dita e shpalljes në “Gazetën zyrtare të komunës së Bërvenicës “.

Numër 01-179/1                                     KRYETAR I KËSHILLIT TË KOMUNËS

02.03.2006                                            Ferat Nesimi