article12_1

Rrufeja-M në ligën e dytë, ky është sukes historik

Pas kualifikimit në ligën e dytë republikane, klubi i futbollit Rrufeja M nga Miletina të shtunën me në manifestim solemn ka shënuar këtë sukses të madh historik. Ky sukses i klubit të futbollit Rrufeja-M ndërlidhet ngushtë me njeriun e cili në tre vitet e fundit në mënyrë permanente ka investuar deri në arritjen këtij qëllimi. Pra, meritori numër një është pronari i klubit të futbollit Rrufeja-M, z. Samet Rasimi.

Për ta shënuar këtë sukses të shtunën në Miletinë u organizua një ndeshje revyale ndërmjet kampionit të ligës së tretë Rrufeja-M dhe seleksionim të ligës së tretë ku i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës ë Bërvenicës Enver Pajaziti.Me këtë rast para numrit të madh të përkrahësve të KF Rrufeja-M dhe përfaqësuesve nga FFM-ja si dhe përfaqësuesit e klubeve nga i gjithë rajoni i pollogut iu drejtua kryetari Samet Rasimi i cili pos tjerash tha:”Ky është një sukses i të gjithë juve që jeni të pranishëm këtu, është sukses i bashkëfshatarëve të mi të cilët të cilët janë pjesë e pa ndarë e këtij klubi që nga themelimi. Me këtë rast dua të falënderojë publikisht të gjithë ata që kanë themeluar këtë skuadër dhe e kanë përkrahur ndër vite. Jam i bindur se ky sukses me të madhe të afirmojë edhe komunë tonë dhe mbarë rajonin. Rrufeja-M edhe në ligën e dytë do të shënon suksese, dhashë zoti përsëri shihemi këtu me suksese të reja”.

Festa e klubit të futbollit Rrufeja-M, më pas ka vazhduar në restorant “Petroll Kompani”, u nga ana e pronarit të klubit Samet Rasimi u ndanë mirënjohje. Me mirënjohje të veçanta Imerzedi Ajrullai post mortum, Xhemisap Amiti post mortum, Xhemali Kurteshi, Irfan Ajrullai, Gani Emini, Abdireshat Abdiramani dhe Jakup Zenuni. Mirënjohje u ndanë edhe për Komunën e Bërvenicës, Bashkësinë lokale të Miletinës dhe shkollën fillore “7 Marsi” të Miletinës si dhe për të gjithë ata të cilët nëpër vite kanë derdhur djersën e vetëm duke mbajtur emblemën e klubit të futbollit Rrufeja-M.
Shpërndarjes të mirënjohjeve iu bashkangjit edhe Kryetari I komunës së Bërvenicës Enver Pajaziti me ç rast përuroi kf. Rufeja dhe kryetarin e saj z. Samet Rasimi
Me praninë e vetë këtë sukses të klubit të futbollit Rrufeja-M e kishte nderuar edhe legjenda e gjallë e futbollit në Maqedoni, Artim Shaqiri, i cili publikisht përgëzoi samet Rasimin për këtë sukses që është vërtet i madh por jo vetëm për Miletinën por për futbollin shqiptar në Maqedoni. Nga an tjetër Samet Rasimi në shenjë të respektit Artim Shaqirit i dhuroi një fanellë me emblemën e KF Rrufeja-
Me këtë sukses Samet Rasimi dëshmoi se klubi i futbollit Rrufeja-M do të sjellë një freski në futbollin e Maqedonisë, dëshmoi qartë se ka kaluar koha kur vendet e sukseseve ishin të rezervuara për klubet me privilegje të ndryhem dhe dëshmoi s e tani është koha e atyre që investojnë dhe e duan sportin .
Suksesi i klubit të futbollit Rrufeja –M që e drejton Samet Rasimi është njësojë i madh si suksesi i klubit të futbollit Shkëndija që u bë kampion i Maqedonisë, është njësojë si suksesi i juniorëve të klubit të futbollit Renova të cilët fituan Kupën republikane , me një fjalë klubi i futbollit Rrufeja në përvjetorin e 18 të themelimit të vetë shënoi sukses historik .
Për këtë sukses të gjitha meritat i takojnë numrit një të këtij klubi të futbollit Rrufeja M, zoti Samet Rasimit, i cili megjithatë është i vetëdijshëm se sukseset arrihen me shokë shumë dhe ato janë të përbashkëta.

Stafi drejtues” Samet Rasimi-kryetar, Irfan Ajrullai-sekretar, Jasin Fetishi –drejtor sportive.
Stafi teknik: Zoran Gjorgjevski, Koce Gjorgjevski dhe Sare Vuçovski
Futbollistët: Besim Adili, Burhamedin Musai, Liris Bexheti, Arian Velii, Rrahim Memedi., Dean Dimitrieski , Filip Gjorgjievski, Albin Aliai, Fatmir Bejtullai, Lubço Koleski, Jeton Shaqiri, Dimitar Petreski, Shqiprim Hasani, Dritan Rahmani, Darko Radeski, Fatmir Ramadani, Bajram Memedi, Fatmir Amiti, Mujdin Nebi, Florim Nuhiju, Egzon Mustafi, Suhejb Mustafi, Fatmir Xhelili.

 

article12_2 article12_3 article12_4

About Author

Connect with Me: