PROGRAMET VJETORE 2011

PROGRAM
Për rregullimin e tokës ndërtimore të komunës së Bërvenicës për vitin 2011

Neni 1
Programi për rregullimin e tokës ndërtimore të komunës së Bërvenicës përmban:
-hapsira që është lëndë e rregullimit,
-madhësia dhe shkalla e pregaditjes së tokës ndërtimore me objektet e infrastrukturës ,
-lartësia e kompensimit për rregullimin e tokës ndërtimore,
-mjetet e destinuara për përpunimin e planeve urbanistike dhe mjetet për përpunimin e dukomentacionit projektues për ndërtim të objekteve të infrastrukturës ,mjetet e destinuara për ndërtim dhe rikonstrium të objekteve të infrastrukturës ,
-mënyra e shoqërimit dhe shpërndarja e mjeteve për finansimin e ndërtimit të objekteve të infrastrukturës,
-dinamika e realizimit të programit .

Neni 2

Gjat ndërtimit të objekteve të infrastrukturës (ujësjelllës dhe kanalizim) participon komuna e Bërvenicës dhe NPK”Vardar”-Bërvenicë konform ligjit për tokën ndërtimore dhe ligjit për veprimtari komunale. Pas ndërtimit të objekteve të infrastrukturës që i financon komuna e Bërvenicës dhe NPK”Vardar”-Bërvenicë të njëtjtit lëshohen në përdorim dhe paraqesën bazën themelore të tyre.

Neni 3

Në ngarkesë të investuesit bien harxhimet në vijim:
-harxhimet për pastrimin e dheut të objekteve ekzistuese që rënohen,
-rregullimi i sipërfaqeve të lira të cilat u takojnë objekteve që ndërtohen,
– kyçje nga rruga  prej rrjetit me intenzitet të ulët deri te objekti,
-disklokimi i objektit nga rrjeti rrimës i ujësjellësit,kanalizimit dhe PTT,
-ndërtimi i trafove me sjellje të rrjetit me intenzitet të lartë ,
-kyçje nga rrjeta e kanalizimit deri te objekti

Neni 4

Nësë gjat ndërtimit të objektit nuk ka kushte për kyçje në rrjetën e kanalizimit gjegjësisht nuk është I ndërtuarkanalizimi fekal në të cilën objekti duhet të kyçet, investuesi e ka për obligim që në llogari të tij të ndërtojë nyje sanitare deri sa nuk krijohen kushte për kyçjen në rrjetën e kanalizimit.

II.LËNDA E RREGULLIMIT

Neni 5

Lënda e rregullimit sipas këtij Programi janë sipërfaqet e përfshira me dokumentacion urbanistik për vendbanimet, Aktet e përgjithshme për ndërtim të objekteve, Plani gjeneral urbanistik për selinë e komunës së Bërvenicës dhe plani urbanistik për objekte ekonomike e të cilët me ligje pozitive dhe norma pozitive zbatohen si plane urbanistike për fshat dhe PU jashta vendbanimit .
Lënda e rregullimit konform paragrafit 1 të këtij neni janë vendbanimet në vijim:Sedllarcë e poshtme, Bërvenicë, Radovecë, Çellopek, Tenovë, Stençe,Vollkovijë dhe Miletinë.
Në këtë Program nuk është përfshirë f.Bllacë dhe f.Gërgurnicë për shkak se për këto dy vendbanime nuk të nxjerur plan urbanistik.
Gjat ndërtimit në këto dy vendbanime investuesit janë të liruara nga kompenzimi për rregullimin e tokës ndërtimore.

Neni 6

Për ndërtimin e objekteve paguhet kompenzim për rregullimin e tokës ndërtimore , për rregullimin e kompenzimit investuesi me komunën lidhin kontratë për kompenzimin për rregullimin e tokës ndërtimore.

Neni 7

Kompenzimi për rregullimin e tokës ndërtimore i përfshin të gjitha harxhimet për rregullimin e tokës ndërtimore edhe ate:
1.Harxhime për punët pronësore juridike, për objekte të infrastrukturës.
2.Harxhime për përgaditjen e tokës ndërtimore:
-përpunimi i projektit themelor për infrastrukturë,
-ndërtimi i lagjeve , trotoareve dhe parkingjeve,
-ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit ,
-gjelbërimi i sipërfaqeve të projektuara në përbërje te rrjetit të rrugës.
3.harxhimet për rregullimin e rajonit më të gjërë .
4.Harxhime për sanimin e tokës .
5.Harxhime për përpunimin e dokumentaciot  planor urbanistik.

Neni 8

Kompenzimi për rregullimin e tokës ndërtimore paguhet para se të meret leja për ndërtim .
Kompenzimi për rregulllimin e tokës ndërtimore në komunën e Bërvenicës është e rregulluar sipas sistemit të kategorive të destinimeve,  kurse lartësia e kompenzimit është e caktuar më Vendimin nr . 07-575/4 prej 16.09.2005  shpallur në “ Fletën zyrtare  të komunës së Bërvenicës nr. 6/05) edhe ate :
A-    Banim ( AO, A1, A2, A3, A4) 200 den,/m2
B-    Destinime komercijale dhe afariste (B1,B2, B3, B4, B5 ,B6) 400 de./m2
V-Instuticione publike
(V1,V2,V3,V4,V5) 400 den./m2
G-Prodhimtari, distribuim dhe servise (G1,G2,G3,G4) 400 den /m2
D-gjelbërim, sport , rekreacion dhe sipërfaqe memorial (D1,D2,D3,D4) 400 den/m2
E-infrastruktura (E1,E2,E3) 400den /m2

Neni 9

Investuesit të cilët   financojnë plane urbanistike  jashta vendbanimit pjesërisht  lirohen  nga pagesa  e kompenzimit për rregullimin e tokës ndërtimore  për lartësin  prej 50% e caktuar në nenin  8  të këtij program.

Neni 10

Për objektet  e infrastrukturës  ( E ) të cilët financohen nga  ana e komunës së Bërvenicës apo OJP “ Bërvenicë” nuk paguhet kompenzimin  për rregullimin e tokës ndërtimore .

Neni 11
Për ndërtimin  dhe mbindërtimin e  objekteve  egzistuese  paguhet kompenzim  në lartësi prej 100% nga harxhimet  për rregullimin e tokës ndërtimore  konform nenit 8 të këtij Programi
Për rikonstruim të objekteve ekzistuese vërtetuar me leje për ndërtim, Kontratën për taksa komunale  apo list të pronësisë.
Nuk paguhet kompenzim për  rregullimin e tokës ndërtimore .
Për ridestinim  nga objekt banimi në afarist  paguhet kompenzim  për rregullimin e tokës ndërtimore  në lartësi prej 50% nga vlera e  objektit të banimit  prej kompenzimit  për rregullimin e tokës ndërtimore  konform nenit  11 të  këtij Programi .

Neni 12

Nën siprfaqen neto shfrytëzuese në kuptim të neneve paraprake  , nënkuptohet mbledhja e sipërfaqeve  të bodrumit, përdheses dhe të gjitha kateve  të llogaritura sipas  standardeve  të vlefshme gjegjësisht matja e mureve edhe ate:

I.OBJEKTE BANIMI
-sipërfaqe banimi ………………………1.0
-sipërfaqe banimi me naltësi deri në ….2,50m
-sipërfaqe nënkulmi……………………..0.2
-ballkon I mbyllyr në trë anë …………0.4
-ballkon I mbyllyr në dy anë ………..0.3
-ballkone, teraca……………………0.2
-teraca kaluese të bërbashkëta,pasazhe..0.2
-sipërfaqe ndihmese, kotllar,bodrum,trafo………0.3
-trafo prej 35 KV në objekt dhe jashta objektit ……………………….0.3
-sipërfaqja e shkallëve dhe komunikimet e përbashkëta …………………..0.3
-rrojtarija,siprfaq.e administratës.domar…..0.5
-parking dhe garazha………………….0.1

II.OBJEKTE PUBLIKE AFARISTE DHE PRODHIMTARIE
-lokale……………………………1.0
-lokale për magazine dhe bodrum…..0.5
-lokale ndihmëse për vajra, kotlara….0.3
-trafo prej 35 KV në objekt dhe jasht objektit …………0.4
Sipërfaqe shkalësh dhe komunikime të përbashkëta …………………….0.3
-parkingje dhe garazha ……………… 0.1
-ballkon I mbyllyr në trë anë …………0.5
-ballkon I mbyllyr në dy anë ………..0.3
-ballkone, teraca……………………0.4
-sipërfaqe e shpaluar ………..0.3

III.OBJEKTE TJERA

-garazhë me kate …………….0.2
-objekte sportive të mbuluara… 0.5
-objekte sportive të shpaluara…..0.3
-pompa të benzinës të gasit dhe stacione të bazave për 50% nga sipërfaqja e lokacionit………….1.0
Bazene …………0.2
-trafo mbi 35 KV ……..1.0
Në disa raste nga paragrafi 1 I këtij neni në sipërfaqenn e re shfrytëzuesen që do të ndërtohet conform dokumentacionit projektues të vërtetuar nuk parallogariten sipërfaqet e :
-muret dhe lementet tjera konstruktive,
-kanalet e instalimeve
-vendi i lifteve ,
-vendi i dyerve, dhe
-parkingjet e hapura.
Sipërfaqet banuese përveç sipërfaqes së nënkulmit nuk mund të projektohen me naltësi më të vogël se 2.50 m.

Neni 13
Sipërfaqet tashmë të ndërtuara pas përfundimit të objektit do të vërtetohen nga persdonat competent profesional të komunë së Bërvenicës për të cilën do të bëhet procesverbal dhe parallogaritja në bazë të cilës investuesi është I detyruar të bëjë pagesë shtesë për tepricën e sipërfaqeve të ndërtuara.

Neni 14

NPK Vardar Bërvenicë dhe ndërmarrjet  publike   e kan për detyr  para se të bëjnë kyçje  të objektit në rrjetin e ujsjellësit , kanalizimit , elektrik dhe PTT të lipin pëlqim nga komuna  për  pagesën e tërësishme  të harxhimeve për rregullimin e tokës ndërtimore.
Nëse nuk paguhen harxhimet nuk duhet të bëhet kyçja e objektit në instalimet e cekura në nenin 1 të këtij program.

Neni 15
Mjetet e paguara në emër të harxhimeve për rregullimin e tokës ndërtimore mund të kthehen kur organi përkatës për shkak të mosharmonizimit të dokumentacionit me planin urbanistik di t’I tërheq apo do t’I zhduk Aktvendimet dhe lejen për ndërtim.

Neni 16

Për objektet ndërtuara që do të hyn në Planin urbanistik kompenzimi për rregullimin e tokës ndërtimore paguhet (parallogaritet) si për objekt komform nenit 8m të këtij Programi.

Neni 17

Për objektet e ndërtuara me leje për adaptim, për të cilët pas ndërtimit është vërtuar se është ndërtuar objekti I ri që hyn në Planin urbanistik bëhet pagesë e harxhimeve për rregullimin e tokës ndërtimore si për objekt të ri.
IV  HARXHIME PËR RREGULLIMIN E TOKËS NDËRTIMORE

Neni 18
Ky Program do të realizohet  nga të hyrat  e Buxhetit të komunës së Bërvenicës që  janë: tatim i pronësisë, mjete nga kompenzimi për rregullimin e tokës ndërtimore , taksa komunale , mjete nga agjencioni për rrugë shtetërore , të hyra nga ndryçimi public dhe transfere tjera  nga nivele tjera qeveritare .
Harxhimet për rregullimin e tokës ndërtimore me këtë Program për vitin 2011 janë parapa 12.550.000,00 denar për këto qëllime  :Përpunimi i planeve urbanistike  dhe dokumentacioni projektues , ndërtimi  dhe rikonstruimi I trotuareve, rrugëve dhe rrugicave , ndërtimi dhe rikonstruimi I rrjetave të ujësjellësive , participimi  I projekteve  me të cilë konkurohet  në nivelet tjera qeveritare .
Harxhimet  nga paragrafi  2 të këtij neni  janë parapa në nivel të Komunës.

Neni 19
Kompenzimi për rregullimin e tokës ndërtimore caktuar me këtë Program rritet për për rritjen e çmimeve me pakic llogarritu nga dita e nxjerjes së këtij programi
Ndryshimet e çmimeve do të bëhen çdo tre muaj (3) me zbatimin e koeficienteve të marurra nga enti për statistikë I RM-së.

Neni 20
Lartësia e kompenzimit  për rregullimin e tokës ndërtimore në këtë Program  është e caktuar me  Vendimin nr . 07-575/4 prej 16.09.2005  shpallur në “ Fletën zyrtare  të komunës së Bërvenicës” nr. 6/05)

Neni 21
Ky Program  hyn në fuqi ditën e 8  nga dita e shpalljes në  “ Fletën zyrtare të Komunës së Bërvenicës.

Nr.01-392/1                                                   28.02.2011

Këshilli i komunës së Bërvenicës
Kryetar,
Hisnije Reka,d.v.