info

Vendim për diskutim publik për ambientin e jetesës

Në bazë të nenit 61 paragrafi 5 të Ligjit për mjedis jetësor (“Gazeta zyrtare e RM” nr.53/05, 81/05, 27/07,159/08 dhe 48/10) dhe nenit 4 të Rregullores për pjesëmarrjen e opinionit gjatë përpilimit të normave dhe akteve të tjera, si dhe planeve dhe programeve në fushën e mjedisit jetësor (“Gazeta zyrtare e RM” nr.147/08), kryetari i komunës së Bërvenicës, e lëshon këtë:

V E N D I M

Neni 1
Me këtë Vendim organizohet diskutim publik për:
Raportin e vlerësimit strategjik të mjedisit jetësor me nr.tehn.0308-245 nga 21.05.2015 përpunuar nga ,,Enviro resursi,, nga Shkupi, për plan urbanistik jashtë vendbanimit f.Sedllarcë e poshtme, për parcelën ndërtimore nr.1.1 deri 1.136 në PK.nr. 6/1, 6/2, 6/3, 7, 8/1, 8/2, 8/3, 8/4, 9/1, 9/2, 9/3, 9/4 , 10, 11/1, 11/2, 11/3, 19,20, 21/1, 21/2, 22/1, 22/2, 28/1, 28/2, 29, 30, 31, 32, 71, 72, 73, 74 dhe 75 KK: Sedllarcë e poshtme, me nr teknik nr.1-8/14, me kufijtë e planit përfshirës me sipërfaqe prej 13.78 ha, për destinim: A4-banim i përkohshëm-vikend shtëpi.

Neni 2
1.Raporti për vlerësimin strategjik të mjedisit jetësor për plan urbanistik jashtë vendbanimit f.Sedllarcë e poshtme nga neni 1 është e përpunuar nga ,,Enviro resursi,, nga Shkupi.

Neni 3
Raporti për vlerësimin strategjik të mjedisit jetësor do të vihet në inspektim publik në veb faqen e komunës së Bërvenicës www.brvenica.gov.mk në periudhën prej 01.06.2015 deri 30.06.2015 , ku opinioni i interesuar mund të dorëzojë vërejtje, mendime dhe propozime në formën elektronike, në e-mail adresën komuna.brvenices@gmail.com, me postë ose përmes arkivit të komunës së Bërvenicës.

Neni 4
Diskutimi publik do të mbahet me datë 26.06.2015 vj. (premte) me fillim në ora 10, në ambientet e komunës së Bërvenicës , zyra e Sekt. për urbanizmit.

Neni 5
Vendimi hyn në fuqi me ditën e marrjes.

 

Komuna e Bërvenicës
Kryetar,

Enver Pajaziti

 

Vendimin mund ta shkarkoni këtu.

 

1 2

info

Saubi Demiri – Inspektor komunal

Person i nominuar për komunikim me personat me pengesa në zhvillim si dhe zëvendësit e tyre.

info

Njoftim

Për të gjithë të interesuarit: Në kuadër të Programit Ndërkufitar – IPA 2007 -2013 në Komunën e Bervenicës zbatohet projekti “Promovimi dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe diversitetit si një tipar unik në mes Komunës së Bërvenicës dhe Bashkisë së Bilishtit” në Republiken e Shqipërisë. Për të nxitur dhe vazhduar traditën e folkflorit dhe zakoneve prej dates 24-26 Korrik, 2014 do të zhvillohet një trajnimi me temën “Folkloret dhe Zakonet” në komunën e Brvenicës, Republika e Maqedonisë. Për nevojat e trajnimit kërkojmë ekspert/trajnues në etnologji, zakone dhe folklore. Aplikuesi duhet të ketë eksperiencë të mëparshmë në trajnime të ngjashme. Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-in dhe ofertën për trajnim (një ditë pregaditje plus tre ditë trjanim) në email adresën: bajramienisa@gmail.com deri më datë 21.07.2014.

Për më shumë informacione ju lutem kontaktoni: Enisa Bajrami, bajramienisa@gmail.com / 076 230 236.

meetingicon

Mbledhja Solemne e Këshillit të Komunës

Me rastin e 17-vjetorit të ditës së konstituimit të Këshillit të Komunës së Bërvenicës, më 17.12.2013 (e martë) do të mbahet mbledhje solemne.

meetingicon

Mbledhja e VIII e Këshillit të Komunës

Në bazë të nenit  39 nga Ligji  për vetqeverisje  lokale ( “Gazeta zyrtare e  RM”, nr. 5/2002), neni 58  nga Rregullorja e Këshillit të Komunës së Bërvenicës (“Fletorja zyrtare e Komunës së Bërvenicës”, nr.11/06):

TH  Ë  RR  A  S

mbledhjen e VIII të Këshillit të Komunës së Bërvenicës.

Mbledhja do të mbahet më 29.11.2013 (e premte), me fillim në ora -13.00 në lokalet e Komunës së Bërvenicës.

Për punën e mbledhjes  u propozua si vijon
R e n d   d i t e

1.Shqyrtimi i Vendimit për pagesën e kompenzimit të anëtarve të Komisioneve të Këshillit.

Nr.07-1484/1

20.11.2013

 

Këshilli i Komunës së Bërvenicës

Kryetar,

Taxhidin Ramadani

info

Lajmërim për organizimin e anketimit publik dhe prezantim publik

KOMUNA E BËRVENICËS

Kryetari i Komunës së Bërvenicës

Në bazë të  nenit 24 paragrafi 4 dhe neni 50-a nga Ligji për planifikimin hapsinor dhe urbanistik,

teksti i spastruar (“ Gazeta zyrtare e RM-së nr70/2013) ndryshimi dhe plotësimi  në ( “Gazetën zyrtare nr., 169 paragrafi 1 nga Ligji për mjedisin jetësor (“ Gazeta zyrtare e RM-_së, nr.53/05,81/05,24/07,159/08,83/09,49/10,124/10 dhe 51/11) dhe neni 3 nga Urdhëresa për pjesëmarrje të publikut  gjat përpunimit  të rregullave  dhe akteve tjera si dhe programi nga lëmia  e mjedisit jetësor,

Kryetari i komunës së Bërvenicës shpall:

L A J M Ë R I M

Për organizimin e anketimit publik dhe prezantim publik

1.Dokumentacioni Planor Urbanistik lokal me nr/tek.8-2/12, përgaditur nga Urbanplan- Tetovë PG.1.1.për ndërtimin e njësive të mëdha tregëtare me kategori themelore të destinimit B2 njësi të mëdha tregëtare në PK.nr.2281 KK.Stençe, Komuna e Bërvenicës .

2.Raport për vlerësimin strategjik të mjedisit jetësor për dokumentacioni planor urbanistik lokal për ndërtimin e objektit  të njësive të mëdha tregëtare   me kategori themelore të destinimit B2 njësi të mëdha tregëtare në PK.nr.2281 KK.Stençe.

-Anketimi Publik për DPUL do të zgjasë 5 ( pesë ) dit pune  nga dita e shpalljes nëpër gazetat publike.

-Anketimi Publik për DPUL do të bëhet me datë 03.07.2013 me fillim prej  orës 10.00 deri në orën  14.00 në lokalet e Komunës së Bërvenicës rr.M.Tito ,pn, me seli në Bërvenicë.

-Hapësira   për të cilin  organizohet anketimi publik dhe prezentimi public për DPUL është me sipërfaqe prej 2439m2 për destinim B2 njësi të mëdha tregëtare.

-Dokumentet planore DPUL për ndërtimin të njësive  të mëdha tregëtare   me kategori themelore të për destinim B2 njësi të mëdha tregëtare   do të jenë të  ekspozuara   ( vendosura) në vend  publik në komunën e Bërvenicës, ku qytetarët  e interesuar  dhe personat juridik  në afatin e paraparë , në listat anketuese  si shtojca do të munden të japin  vërejtjet e tyre çdo dit  pune prej orës 08.00 deri në ora 16.00.

Komuna e Bërvenicës

K r y e t a r,

Enver Pajaziti

article34_2

Gurthemeli i projektit për sisteme solare

20.03.2013 Në prani të Ministrit të Ambientit jetësorë dhe planifikimit hapsinor z.Abdilaqim Ademi , Kryetarë komunash, Investitorët e Energo R Group nga fshati Tenovë,qytetarë të Tenovës edhe zyrtarisht u vu Gurthemeli i projektit kapital të sistemit SOLARË për prodhimin e energjisë elektrike me kapacitet gjer më 1.5 MW ,Investim me vlerë prej 1.5 milion Euro në fshatin Tenovë-Komuna e Bërvenicës.

Projekti do të realizohet në afat kohor prej 6 Muajsh.
Nga ana e komunës i gjithë dokumentacioni është pregaditur në përpikshmëri dhe me procedurë të përshpejtuar.Vlen të përmendet  angazhimi maksimal i administrates komumale,e posacërisht këshilli komunal dhanë pëlqim për lirimin nga taksat dhe tatimet komunale me qëllim të inkurajimit të investitorëve të jashtëm dhe të mrendshëm që të investojn në këtë lëmi që do të ndihmoj në zvoglimin e papunsisë dhe ritjen e kapacitetit ekonomik në komunën tonë.

Me respekt: Kabineti i Kryetarit.

article34_1 article34_2 article34_3 article34_4 article34_5 article34_6

meetingicon

KONSTITUOHET KËSHILLI KOMUNËS SË BËRVENICËS

E Hënë,22.04.2013. Sot,në seancën e parë të Këshillit të komunës së Bërvenicës u bë verifikimi I mandateve të anëtarëve  të këshillit të komunës në të cilin u zgjodh Komisioni për çështjen e mandateve me Kryetar Jovica Ilievski nga rradhët e VMRO-DPMNE.

Pas zgjedhjes së këtij Komisioni, pasoi procedura për zgjedhjen e Kryetarit të Këshillit komunal.

Nga dy kandidatët e propozuar,z.Taxhedin Ramadani nga rradhët e BDI-së u zgjodh Kryetar Këshilli me 10 vota të fituara kundrejt kandidatit të VMRO-DPMNE së me 5 vota të fituara.

Të revoltuar, këshilltarët e VMRO-së e lëshuan seancën ma arsyen se Kryetari I Këshillit duhet të jetë nga rradhët e koalicionit qeveritar.

article33_1

article32_3

Fjalimi i Kryetarit në mbledhjen që u mbajt në Willson me Odën Ekonomike

Fjalimi i kryetarit:

” Të nderuar të pranishëm, Më lejoni që në emër të komunës së Bërvenicës dhe në emrin tim personal të përshëndes Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperendimore , Shoqatën për zhvillim local Rural, përfaqësuesit e Agjencionit për zhvillim regjional Senec-Pezinok nga Sllovakia të mbështetur nga Unioni evropian, Ministria e Financave CFCD të cilët janë edhe  mbështetësit e proektit “Përmirsimi i potencialeve të punësimit të grave nga bashkësitë etnike në tregun  e punës”.

Është ky një proekt shumë i nevojshëm jo vetëm për komunën e Bërvenicës por edhe më gjërë kur kihet parasysh hapsira dhe koha në të cilën jetojmë edhe pse tabutë dhe klishetë konzervative janë duke u flakur, megjithate,”fosilet” thënë kushtimisht e të kaluarës janë present akoma.Politika e barazisë gjinore dhe forcimit të pozitave  të grave në shoqëri është një nga parimet  e demokracisë dhe civilizimit Pa emancipimin e femrës  nuk ka as emancipim të mashkullit dhe gjithë shoqërisë, ngase gruaja është shtylla e familjes.. Duke u nisur nga kjo, komuna e Bërvenicës nëpërmjet Komisionit për mundësi të barabartë të grave dhe burrave perms Këshillit të komunës dhe në bashkëpunim me Shoqatën për zhvillim local rural të finansuar nga Unioni Evropina  përmes  EIDHR-së filloi punimin e planeve aksionale për mundësi të barabarta të grave dhe burrave  për vitin 2013-2015.

Nëpërmjet këtij dokumenti tentojmë të përmirsohet status i grave dhe të sigurohet zhvillim i vazhdueshëm në Komunën e Bërvenicës. Nëpërmjet proektit që sot promovohet edhe më tepër do të kontribojë forcimin e pozitës  së grave në shoqërinërinë bashkëkohore, andaj edhe një here nga thellësia e zemrës i përshëndes dhe përgëzoj përfaqësuesit e lartpërmendur që proekti në fjalë të jetë i suksesshëm.”

article32_1 article32_2 article32_3

article31_1

Ekspozita e zogjëve dekorative në komunën e Bërvenicës

Ditën e shtunë, më 02.03.2013 në sallën sportive “Kosta Racin” në Bërvenicë, u hapë ekspozita e zogjëve dekorativ (për së dyti here me rradhë)”Gjeli I Dijamantë”.

Para një numri të konsiderueshëm të adhuruesve të shpendëve dhe ekspozitorësh nga gjitë Maqedonia,ekspozitën e shpalli të hapur Kryetari I komunës z. Enver Pajaziti  I cili mes tjerash tha :

Përshëndes organizatorët dhe të pranishmit e këtij evinementi duke shprehur kënaqësinë time që kjo ekspozitë tashmë u bë tradicionale.Shpresoj që kjo ekspozitë nga viti I ardhshëm do të mer karakter ndërkombëtar me cka do të stimuloj qytetarët e komunës të ritin interesin për kultivim të shpendëve.Unë si Kryetar komune do të jape maksimumin në përkrahje të manifestimeve të tilla apo të ngjashme.

Kryetari shoqatës së zogjve dekorues “ Gjeli I dijamantë” në fjalimin e tij përshëndetës falenderoi Kryetarin e komunës dhe në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë I dhuroi medaljen e artë.

Ekspozita vazhdoi edhe ditën e Diel me crastë ekspozitoreve më të dalluar ju ndanë medalje dhe mirnjohje.

article31_1 article31_2 article31_3